Tiranë- Bashkia aksion në tregje për lëndët plasëse
Tiranë- Bashkia e Tiranës ka ndërrmarrë ditën e sotme një aksion në tregjet e kryeqytetit për kontrollin e shitjës së lëndëve plasëse si fishekzjarre, bombula gazi, pesticide, të cilat përbëjnë rrezik për konsumatorët.
Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimit gjatë muajit dhjetor ka pasur një sërë kontrollesh për këto mallra. Dhe në bashkëpunim me disa institucione të pushtetit qendror dhe policinë bashkiake janë sekuestruar shumë produkte që kanë rezultuar jashtë standartit apo sigurisë së kërkuar me ligj.
Deri tani,jane 146 bombula gazi të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave. Po kështu janë gjobitur 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh.- tha Ibrahimi.
Ndërkohë mesohet se Taks-Forca e Bashkisë së Tiranës vijon kontrollin e përditshëm për parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve në tregjet e kryeqytetit. Duke deklaruar se ato vazhdojnë të jenë të stabilizuara.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Tiranë- Bashkia aksion në tregje, për lëndet plasëse Tiranë- Bashkia e Tiranës ka nisur ditën e sotme një...
- Durrës- Rritja e çmimëve, aksion i tatimorëve në tregje Durrës- Ndërsa në kryeqytet Task-Forca e Bashkisë deklaroi se çmimet...
- Tiranë- Rritja e çmimeve, Bashkia: Do publikohen subjektet abuzues Tiranë- Emrat e të gjithë subjekteve që rrisin çmimet, me...