Koha per kendellje
Nga Sonja Biserko
Denimi i kreut ushtarak dhe policor te Serbise, per krimet e kryera ne Kosove, ka nje rendesi te madhe per rajonin, e para se gjithash per vete shoqerine serbe. Kjo posacerisht vlen per elitat intelektuale dhe politike, te cilat kane per detyre rishqyrtimin e pergjegjesive per fushaten e terrorit shteteror ne Kosove. Nga gjashte te akuzuarit, vetem Milan Milutinovic u lirua, sepse, sic e arsyetoi Gjykata, "ne praktike (Slobodan) Miloshevic, nganjehere i quajtur edhe si komandant suprem, ishte ai qe posedonte kompetenca te verteta te komandimit mbi Armaten e Jugosllavise (AJ) gjate fushates se bombardimeve te NATO-s". Aktgjykimi me i rendesishem ne kete rast mund te cilesohet ai i Nikola Sainovic, sepse ai implikon edhe pergjegjesine e Slobodan Miloshevicit. Ne te vertete, sic thuhet ne aktvendim, ai ishte "nje prej bashkepunetoreve me te afert te Millosevicit", dhe "njeri prej pjesemarresve kryesor te asaj ndermarrjeje (kriminale) te perbashket". Per here te pare qe nga fillimi i proceseve para Tribunalit te Hages eshte deshmuar edhe pergjegjesia per ndermarrjen e perbashket, e cila do te duhej te mundesonte krijimin e Serbise se Madhe. Per here te pare eshte deshmuar edhe pjesemarrja e kreut ushtarak ne ndermarrjen e perbashket, fale denimit te gjeneralit Vladimir Lazarevic dhe te shefit te asokohshem te Gjeneral-shtabit te Pergjithshem te AJ, Dragoljub Ojdanic, por edhe te gjeneralit tjeter, Nebojsa Pavkovic. Ata u shpallen fajtore per pergjegjesine komanduese dhe per pasojat kriminale qe dolen si pasoje e saje. Behet ketu fjale per nje terror shteteror qe per qellim kishte shpernguljen me dhune te popullates shqiptare nga Kosova, ne menyre qe te ruhej kontrolli mbi territorin.
Aktvendimi per Sreten Lukic, i cili "de facto ishte komandant i forcave te MPB ne Kosove prej gjysmes se vitit 1998 e deri ne gjysmen e vitit 1999, nderkohe qe ishte edhe lidhesja kryesore mes veprimeve te MPB ne terrenin e Kosoves dhe politikave dhe planave te pergjithshme te krijuara ne Beograd", deshmon per bashkeveprimin e policise dhe armates me kreun politik. Mirepo, ky aktgjykim ka edhe nje rendesi tjeter aktuale, ne kontekstin e veprimit te pushtetareve serbe, e posacerisht te diplomacise, kundrejt Perendimit, kur behet fjale per Kosoven. Ne te vertete, edhe qeveria e kaluar edhe kjo e tashmja Kosoven e trajtuan si nje prej atuve kryesor per shantazhimin e marredhenieve me Perendimin, para se gjithash te atyre me BE dhe SHBA. Vlera e ketij vendimi gjyqesor qendron edhe ne ate se, me ne fund dokumenton politiken e terrorit shteteror ne Kosove dhe shpjegon edhe intervencen e NATO-s, ne vitin 1999.
Qeveria aktuale, e cila kundrejt Kosoves mbane qendrim te njejte sikurse edhe te gjitha tjerat qe nga viti 1990, kete aktgjykim duhet ta trajtoje si nje porosi se Pavaresia e Kosoves eshte e padiskutueshme. Ajo, njekohesisht, do te kete ndikim edhe ne mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, para se ciles Serbia ka iniciuar proceduren per vleresimin e ligjshmerise se pavaresimit te Kosoves. Ndoshta ky eshte momenti qe qeveria aktuale te beje nje diskontinuitet te njemendet me menyren e kaluar te qasjes se Serbise ndaj realitetit, perfshire ketu edhe pavaresine e Kosoves. Fushata e panderprere mediale kunder shqiptareve dhe popujve tjere ishte nje vazhdim i politikes se luftes, por me mjete tjera, e cila ne konsiderate e merrte edhe konstelacionin e ri te krijuar ne rajon. Ne rastin e Kosoves, kjo ka te beje me ndarjen e saj. Ndryshimi i qasjes ndaj shqiptareve do te kontribuonte ne stabilizimin e gjithe rajonit, ne integrimin me te shpejte te Serbise ne BE, por edhe - ajo qe ndoshta eshte me e rendesishmja - ne permiresimin e bashkesise serbe ne Kosove.