KFOR, reduktim ne gjithe vendin
Nga Edona Peci
"KFOR-i eshte ne fazen e reduktimit te trupave te tij ne Kosove dhe ky reduktim do te behet ne tere Kosoven". Keshtu deklaroi komandanti i KFOR-it, Guiseppe Emilio Gay, te dje ne Prishtine. Ai tha se reduktimi i trupave te NATO-s ne Kosove, i cili pritet te behet pergjate ketij viti, do te perfshije dhe pjesen veriore te vendit. Pavaresisht ngjarjeve te fundit ne pjesen veriore te qytetit te Mitrovices, komandanti italian, Gay, e cilesoi si te qete dhe te qendrueshme situaten aktuale te sigurise ne Kosove, por tha se mund te behet akoma me shume per ta permiresuar ate. "Ne jemi ne nje faze te reduktimit dhe kjo do te ndodhe ne te gjithe Kosoven. Mund te themi se tani ne Kosove kemi nje ambient te qete dhe te sigurt, por ne mund te bejme akoma me shume ne drejtim te zhvillimit", tha Gay.
Ekspertet per ceshtje te sigurise ne Kosove, nderkohe, thone se zvogelimi i numrit te pjesetareve te KFOR-it ne Kosove duhet te behet paralelisht me rritjen e rolit te mekanizmave te tjere te sigurise ne Republike.
Eksperti per siguri, Ramadan Qehaja, mendon se reduktimi i trupave te NATO-s ne Kosove nuk duhet te filloje para gjysmes se dyte te vitit 2009 dhe se kjo gje duhet te shkoje ne menyre graduale me marrjen e pergjegjesive nga Policia e Kosoves dhe ajo e misionit te Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit - EULEX. Qehaja theksoi se, pervec KFOR-it, Polica e Kosoves dhe ajo e EULEX-it per momentin jane te vetmet autoritete te sigurise, te cilat mund te mbajne nen kontroll situaten e sigurise ne Kosove dhe, sipas tij, akoma eshte heret qe Forca e Sigurise se Kosoves, e cila eshte ne formim e siper, te marre persiper nje gje te tille. "FSK-ja eshte ne fazen e hershme te fillimit te formimit te saj; do te thote, nuk ka njesite te gatshme, te pergatitura qofte edhe me armatim te lehte. Tash per tash, Policia e Kosoves eshte forca numer nje, edhe e rendit, edhe e sigurise se teresishme ne Kosove", shtoi ai. Aktualisht, misioni ushtarak i NATO-s ne Kosove perbehet nga rreth 16,000 ushtare; kontingjenti i ketij misioni ne Kosove eshte per nga madhesia i treti me radhe, pas pranise ne Irak dhe Afganistan.