Stërvitje e përbashkët e trupave shqiptare dhe italiane

Trupat ushtarake shqiptare dhe italiane po kryejnë një stërvitje të përbashkët në Itali.
Lajmin e ka bërë ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Stërvitja e përbashkët e trupave shqiptare dhe italiane MASCAL, po kryhet nga kontingjentet KFOR 1 dhe KFOR 3, në Camp Villagio Itali.
“Kjo stërvitje tregoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve, një garanci për sigurinë e rajonit” shkruan Ministria Shqiptare e Mbrojtjes.
/ rtsh.al /