E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri Rama pret presidentin polak Duda

Presidenti polak Andrzej Duda është pritur të enjten me të gjitha nderet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Zoti Rama ka dalë personalisht ta presi zotin Duda në hyrje të kryeministrisë.

Nga takimi mes tyre ende nuk ka dalë hollësi, veç një statusi të zotit Rama në rrjetet sociale se kishte patur “Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”.

Presidenti polak mbërriti të enjten në Shqipëri me ftesë të homologut të tij shqiptar Bajram Begaj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy presidentët i kanë vlerësuar si shumë të mira e miqësore marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti Duda u prit në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ku theksuan se “Shqipëria dhe Polonia, aleate të ngushta e të denja në NATO”.

Presidenti Duda do të marrë pjesë sot edhe në forumin e përbashkët ekonomik, që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Zoti Duda ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dyditore. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›