Meta në Shkodër: I zhgënjyer nga pretenca, do ta fitoj betejën
Një ditë pas pretencës së Prokurorisë, për video-përgjimin Meta-Prifti ka ardhur edhe komenti i ish kryeministrit Ilir Meta. Nga Shkodra ai është shprehur i zhgënyer nga pretenca e parashikuar nga Prokuroria. Meta e ka cilësuar këtë çështje si një betejë, ndërsa thekson se është pro zbatimit të një shteti ligjor.
“Jam i zhgënjyer nga pretenca e Prokurorisë. Unë jam për zbatimin e shtetit ligjor dhe do vijoj të mbetem qytetar i përgjegjshëm, duke respektuar ligjet. Ju siguroj se do ta fitoj këtë betejë. Nuk mohoj që kam rezervat e mia ndaj Prokurorisë,e cila nuk duhet të marrë drejtimin e krimit të organizuar. Pavarësisht kësaj pjese me rëndësi është fakti që LSI të rritet si forcë qevërisëse”-deklaroi Meta.
Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi te premten gjykatës së Lartë të dënojë me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë Ilir Metën, ish-zvkryeministrin e akuzuar për korrupsion.
Sipas Prokurorisë, Ilir Meta duhet të deklarohet fajtor për "korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë", akuzë e ngritur ndaj tij pas publikimit të një video-përgjimi mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti.