E Shtunë, 31 Tetor 2026

IBM krijon tastierën anatomike

IBM ka patentuar krijimin e tij të fundit, tastierën në ekran që i përshtatet anatomisë së përdoruesit, e ndryshuar në mënyrë që të reflektojë metodën e shtypjes së përdoruesit.

Tastiera kërkon një kalibrim para se të përdoret, për tu përshtatur me anatomin e duarve të personit që e përdorë. Sistemi regjistron të dhënat e ndryshme si, sipërfaqja e kontaktit të gishtave, përmasat e gishtave dhe pozicionin e tyre. Me të dhënat e marra krijohet një tastier unike, e cila bazohet në mesatren e të dhënave.

Tastiera do të duket e cuditshme duke qënë se disa butona do të jenë më të mëdhenj se të tjerë dhe pozicionuar në vënde të ndryshme, kjo do të bëjë që tastiera të jetë sa më e përshtatshme për anatomin e përdoruesit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›