Joga nxit energjite e brendshme te njeriut
Ne nje palester te Londres praktikohet nje forme e re e Joga-s ku perdoren gjarperinjte per ti larguar njerezve friken. Praktikuesit e mjekimit me gjarperinj thone se kapercimi i frikes nga gjarperinjte i lejon njerezit te mos stresohen nga problemet e shumta madje te kapercejne edhe veshtiresi me te medha me te cilat ata ndeshen ne jete
Thone se ata te ngjallin ndjenjen e dashurise dhe besimit por edhe te frikes te madhe Gjarperinjte jane si ikona qe gjenden ne te gjitha llojet e kulturave. Sipas Dhjates se Vjeter gjarpri ishte pergjegjes per shkaterrimin e njeriut. Por ne disa shoqeri kjo krijese nderohet si e shenjte. Gjarpri i bere kular njihet tashme si simboli i mjekesise sherimit dhe shkathtesise.
Ne kete klase praktikantet mesojne kryesisht jogen e tipit Kundalini. Instruktoret e Kundalinit thone se njerezit zoterojne nje energji e cila ndodhet ne gjendje te fjetur ne bazen e shtylles se tyre kurrizore. Instruktoret thone se pengese per shfrytezimin e kesaj energjie me potecialin e saj te plote behet kultura dhe kodet e sjelljes.
Ne kete klase pjesa me e madhe e praktikuesve te joges tregohen te kujdesshem ndaj gjarperinjve por vetem nje prej tyre ka nje lloj frike per ta. Aleksandra Croucher duket e alarmuar nga fakti se instruktorja e Kundalinit Kwali Kumara Haribhajan Kaur ofron gjarperinjte gjate klases se joges. Ne nje moment ajo duket se eshte gati per te ikur me vrap. Ajo arrin te qendroje dhe te qetesohet vetem pasi instruktorja komunikon me gjarperin duke i mermerire. Aleksandra arrin ta preke gjarperin. Ajo eshte e bindur se frika e saj per gjarperinjte ka te beje me gjendjen e saj nervore dhe eshte tregues per problemet qe ajo ka. Ajo eshte e bindur se joga do ta ndihmoje te kaperceje veshtiresite me te cilat ajo ndeshet. Aleksandra tani kujton
Pasi preka gjarperin kuptova se e gjithe frika ishte ne koken time. Pra frika nuk ekziston realisht ajo krijohet ne mendjen tone. Dhe kjo nuk ka lidhje me friken ndaj gjarperinjve ne fakt me kete lidhet edhe frika ndaj gjerave te tjera.
Instruktorja Kaur ka dhene shfaqje me gjarperinj. Koleksioni i saj perfshin shtatembedhjete gjarperinj mes tyre ajo ka Boa dhe Pajthone. Ajo thote se nuk i kerkon vete gjarperinjte por ajo ofron nje strehe dhe nje vend te shenjte per ato krijesa te cilat jane keqtrajtuar me pare. Ajo thote
Une jam e sigurte se nuk jam personi i vetem qe meditoj me gjarperinjte zoti Shiva mjeshtri i Yogas ne te vertete gjithmone mediton me gjarperinjte. Pra kjo eshte nje lidhje e drejtperdrejte qe krijojme me energjine Kundalini qe ndodhet ne baze te shtylles sone kurrizore dhe qe aktivizohet ashtu sikurse gjarpri qe ngrihet duke u sperdredhur. Pra ne kemi brenda vetes nje gjarper eterik dhe pikerisht kjo eshte energjia qe ne kemi ne brendesi dhe qe e shfrytezojme kur praktikojme Jogen. Pra per mua gjarperinjte dhe joga jane te lidhura thelb.
Para se studentet te behen te afte per te komunikuar me gjarperinjt ata i nenshtrohen nje ore me ushtrime te fuqishme dhe meditimi. Ata thone se fare i ka sjelle ketu cfare kane frike dhe cfare shpresojne te mposhtin apo realizojne. Nje pjese te kohes ata mermerijne. Ushtrimet e frymemarrjes ne formen spirale si levizjet e gjarprit gjate joges synojne ti fokusojne praktikuesit. Vetem pasi ata ndjehen te relaksuar instruktori nxjerr shporten e gjarperinjve dhe e vendos ate ne mes te dhomes. Rafik Siahmed po praktikon Kundalini dhe sherimin Kumara me gjarprinj per here te pare. Ai thote
Kur e pashe gjarperin pata pak frike sepse gjate meditimit syte mbahen mbyllur por kur i hapa pashe instruktoren qe kishte mbeshtetur gjarperin tek kolegja ime dhe atehere i thashe jo nuk dua ta prek.
Te gjithe instruktoret e Kundalinit jane veshur me te bardha thote intruktorja Kaur. Kjo thote ajo I ndihmon per te transformuar dhe shnderruar energjine qe clirojne studentet. Kjo lloj yoge eshte nje forme shume e shpejte e sherimit pra nje vit joga e tipit Kundalini eshte njelloj si njembedhjete vjet Hatha qe eshte joga tradicionale.
Ne fund te klases se jogs Siahmed po meson me kenaqesi se cila eshte menyra per te mbajtur nje gjarper. Pas disa oresh mesimi joge asnjeri nga praktikuesit nuk ka me frike madje edhe Alexandra Croucher qe kishte fobi per gjarperinjte shpreson se do ti mposhte te gjithe demonet e saj te brendshem.