E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICO: Mbikqyrja e pavarësisë përmbyllet, veriu mbetet hapur

PRISHTINË- Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO) vlerëson se çështja e veriut do të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Christian Palme i pyetur se kush do të udhëheq me procesin e adresimit të çështjes së veriut nëse ICO e përfundon misionin deri në fund të vitit, sqaron se cështja do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Asnjë aktor nuk është përgjegjës për zgjidhjen e përhershme të situatës në veri të Kosovës. Veriu është dhe do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë”,-ka thënë Palme.

Palme thekson se derisa Qeveria e Kosovës duhet të përfundojë detyrat e mbetura në CSP (Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin) në mënyrë që ICO-ja ti afrohet fundit të mbikqyrjes së pavarësisë në Kosovë.

“Siç është theksuar nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues pas takimit në Vjenë, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës pritet që të vazhdojnë të këshillojnë Qeverinë e Kosovës. Sa u përket komunave të reja Mitrovicë/Mitrovicë.Veriore janë ndërmarrë shumica e masave – Qeveria e Kosovës tani u jep më shumë shërbime qytetarëve të veriut të Kosovës se më parë. Për shembull para 18 muajsh nuk kishte zyrë të Qeverisë së Kosovës në veri, tani janë 7 zyra funksionale. Para 18 muajsh nuk kishte asnjë aplikues për dokumente të Kosovës. Tani janë më shumë se 8000”,-ka shtuar ai.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›