E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faliment apo shpëtim, fati i Greqisë vendoset sot

Greqi- Dita e sotme duket se do të jetë vendimtare për fatin e Greqisë. Liderët greke duhet të bien dakort nëse do të pranojnë apo jo propozimet e Trojkës, për masa më të rrepta shtrënguese, që konsistojnë në reduktimin e pagës minimale për sektorin privat si dhe mosdhënien e pagës së 13 dhe 14-të.

Ndërkaq mediat greke bëjne me dije se liderët e partive kryesore ne vend po diskutojnë me partitë e tyre për vendimin që duhet ti përcjellin ditën e sotme kryeministrit të vendit Lukas Papadhimos.

Ky i fundit zhvilloi dje takime me udhëheqësit grek, ndërsa sot pritet që takimi në mbrëmje të vendosë edhe për rrugën e Greqisë lidhur me kushtet e Trojkës.

Nëse Greqia i thotë ‘jo’ këtyre masave, atëherë sipas analistëve, vendi në mars do të njohë falimentin total. Ndërsa nëse vendi pranon kushtet atëherë Greqia mund të marrë ndihmën e rradhës financiare nga BE-ja dhe FMN-ja.

Por pranimi i masave shtrënguese ka nxitur ndjenjën  e revoltës të disa partive dhe të popullit grek. Sindikatat kanë paralajmëruar një grevë të plotë ditën e nesërme kundër këtyre masave. Mësohet se SYRIZA dhe Partia Komuniste kanë thirrur popullin që të tubojë sot në sheshet kryesore të vendit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Stringa: Shqipëria drejt “fatit” të Greqisë Tiranë- Dekani i fakultetit të Ekonomisë, Omer Stringa u shpreh...
  2. Skendërbeu, qendër qyteti apo park? Tiranë Nga e hëna sheshi Skënderbej do të hapet...
  3. Fati i jetimëve dhe kultura e birësimit Tiranë- Vetëm dy ditë më parë jeta e një fëmije...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›