E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, bora 2 metra bllokon punën në minierë

BULQIZË- Vijon të jetë i bllokuar prej 7 ditësh transportimi i kromit nga zona D në minierën e Bulqizës.

Minatorët prej 7 ditësh nuk arrijnë të shkojnë në zonën D për të vijuar normalisht punën për nxjerrjen e kromit për shkak të dëborës, e cila aktualisht në këtë zonë ka arritur në trashësinë rreth 2 metra.

Askush nuk ka ndërhyrë për hapjen e rrugës nga qyteti i Bulqizës në zonën D. Ndërkaq, situata është përkëqësuar si pasojë e ngricave në mëngjesin e sotëm.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›