Jahjaga: S’ka shtesa për emërtimin Republika e Kosovës
MYNIH- Në një intervistë për Deutche Welle presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga deklaron se Kosova nuk do të pranojë asnjë emërtim tjetër përvecse Republika e Kosovës, ndërsa shton se në procesin e dialogut me Serbinë ka hyrë si palë me të drejta të barabarta. Deklarata e saj është bërë në përfundim të vizitës së saj treditore në Mynih, ku ajo ishte e pranishme në Konferencën e 48-të të Sigurisë.
"Procesit të dialogut si presidente e Republikës së Kosovës i kam dhënë mbështetjen e fuqishme, sepse unë besoj që nuk ka rrugë tjetër për të detyruar Serbinë që të sillet sipas normave ndërkombëtare dhe të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, por edhe sepse të gjitha zgjidhjet që dalin nga procesi i dialogut janë zgjidhje evropiane dhe konform praktikave dhe standardeve më të mira evropiane e do të sjellin
përmirësim të jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Në procesin e dialogut ne kemi hyrë si palë të barabarta dhe Kosova përfaqësohet si subjekt shtetëror në të gjitha nivelet, dhe si e tillë do të vazhdojë të përfaqësohet edhe tash e tutje. Nuk do të ketë asnjë shtesë në emërtimin e Republikës së Kosovës as si 1244 e as si fusnotë”, deklaroi ajo.
E pytur për situatën në veri, Jahjaga shprehet se e vetmja zgjidhje mbetet plani i Ahtisarit.
"Zgjidhja e vetme për tri komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës është zbatimi i plotë i pakos së Ahtisarit. Serbët, qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët jetojnë në pjesë të tjera të territorit të Republikës së Kosovës, nëpërmes procesit të decentralizimit janë integruar në mënyrë jashtëzakonisht të mirë përbrenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe këtë praktikë duhet të aplikojnë edhe në tri komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Kjo nuk ka alternativë”, tha Jahjaga.
Sipas saj, sundimi i rendit dhe ligjit do të jetë i pakompromis në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për të luftuar krimin e organizuar dhe strukturat ilegale të financuara nga Serbia, sic i cilësoi ajo.
“Zgjedhjet duhen bërë në bashkëpunim dhe me përkrahje të faktorit ndërkombëtar në Kosovë në mënyrë që të kemi personat e zgjedhur legalë dhe legjitimë që do të përfaqësonin interesat e qytetarëve përbrenda institucioneve të Republikës së Kosovës”, shtoi Jahjaga.
(ma.ar/BalkanWeb)