E Diel, 1 Nëntor 2026

ICO-ja kurrë nuk ka pasur zyrë në veri

Në vigjilje të shpalljes se pavarësisë së Kosovës, një ekip ndërkombëtaresh po qëndronte në Kosovë për të përgatitur funksionimin e zyrës që do ta mbikëqyrte atë. Ekipi përgatitor kishte hapur një zyrë në Prishtinë dhe një tjetër në veri të Mitrovicës.

Tri ditë pas shpalljes, ekipi në veri të Mitrovicës do të ndiej nga serbet e revoltuar me shpalljen e pavarësisë. Prej atëherë, ICO-ja do të vendoste zyrën ne jug të Mitrovicës, për të mos e hapur kurrë me një të tillë në veri të lumit Iber.

Në një libër të publikuar nga ekipi që ditë më parë i ka dalë në krye procesit të mbylljes se zyrës, që prej 20098 deri në shtator 2012 ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovë, është përshkruar në detaje puna e bërë nga Zyra e Pieter Feith për katër vjet të mbikëqyrjes, por janë paraqitur edhe shumë situata të pakëndshme të mospajtimeve diplomatike dh mungesës se mbikëqyrjes për ICO-në, shkruan “Koha Ditore”.

Libri përshkruan përçarjet mes prezencës amerikane në Kosovë dhe asaj evropiane e që lidhshin mes numrin e komunave te reja që do të krijoheshin ne 2009, si dhe për atë se amerikanët mendonin se ICO-ja duhej të zvogëluar dhe përfunduar mandatin shumë me herët. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›