E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICO largohet nga Kosova

Grupi Drejtues Nderkometar per Kosoven ka miratuar kete jave nje vendim me te cilin kerkohet qe te fillojne pergatitjet per largimin e Zyres Civile Nderkombetare ICO nga Kosova. Zyra ne krye te se ciles eshte Piter Feith duhet te mbyllet deri ne fund te ketij viti. Por me pare Kosova duhet te zbatoje ne teresi pikat e planit te Martti Ahtisarit qe kane te bejne me decentralizimin e pushtetit sigurimin e te drejtave te bashkesive etnike dhe ruajtjen e pasurive te tyre kulturore. Njekohesisht Parlamenti i Kosoves duhet te miratoje nje pakete amandamentesh per ndryshimin e Kushtetutes me qellim kalimin e kompetencave te ICO tek Qeveria e Kosoves.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga takimi i Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven - Vjene 24.01.2012Analisti politik nga Prishtina Ardian Arifaj vlereson se mbyllja e ICO do te shenonte edhe perfundimin e pavaresise se mbikqyrur te Kosoves.

Nevoja e mbeshtetjes nderkombetare do te jete ne vecanti e domosdoshme ne veri te Kosoves ku Qeveria e Kosoves nuk mund ta ushtroje pushtetin e saj. Por mbyllja e ICO nuk do te thote edhe perfundimin e prezences nderkombetare sepse ne Kosove mbeten KFOR-i dhe EULEX-i. Ato mbikqyrin dy elemente shume te rendesishme qe prekin sovranitetin e Kosoves sigurine e jashtme dhe sundimin e ligjit shpjegon Arifaj.

ICO nuk ka pasur sukses

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Ardian ArifajArifaj pohon se nje nga shkaqet per largimin e ICO eshte deshtimi i kesaj Zyre per te kryer punet qe i takojne. ICO ka mundur te ndihmoje Parlamentin e Kosoves qe te miratoje ligjet nga paketa e Ahtisaarit. Por ka deshtuar ne disa ceshtje shume te rendesishme sic jane krijimi i komunes ne veri te Mitrovices dhe shtrirja e pushtetit ne veri te Kosoves ku ICO nuk ka kurrfare prezence shpjegon Arifi.

Deputetja e Listes se bashkuar serbe ne Parlamentin e Kosoves Rada Trajkoviq po ashtu mendon se ICO ka deshtuar ne shume lemi. Nuk mund te them se nuk ka bere asgje por me siguri qe rreth 50 te puneve qe eshte dashur nuk i ka kryer ne vecanti sa i perket decentralizimit te pushtetit ne anen jugore te Ibrit. Tani kane kandiduar te bejne pune edhe ne veri qe tregon se sa joserioze eshte kjo Zyre. E te mos flas per Parlamentin e Kosoves i cili refuzon dhe ndryshon ligjet e nxjerra sipas planit te Ahtisaarit ndersa zoti Feith nuk ben asgje pohon Trajkoviq.

Serbet e shqetesuar

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Rada TrajkoviqRada Trajkoviq eshte e shqetesuar edhe per faktin se Grupi Drejtues Nderkometar per Kosoven ka kerkuar prej Serbise qe te mos organizoje zgjedhje ne Kosove. Ky eshte nje grup joformal dhe jo ndonje institucion nderkombetar. Por kur dihet qe ne te bejne pjese perfaqesuesit e 25 vendeve te ndryshme nga Evropa dhe Amerika me siguri qe do te perpiqet brenda institucioneve nderkombetare qe kerkesat e tij te behen zyrtare. Ndaj do te ushtrohet presion i madh ndaj Serbise dhe serbeve te veriut pohon Trajkoviq.

Grupi Drejtues Nderkombetar ka krijuar Zyren Civile Nderkombetare me qellim qe te mbikqyre pavaresine e Kosoves e cila eshte shpallur mbi bazat e planit te Martti Ahtisaarit.

Autor Zulfija Jakupi / Bahri Cani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›