E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i menjehershem i Sreten Ugriciqit

Qeveria serbe pushon ne nje menyre skandaloze drejtorin e Bibliotekes Kombetare dhe shkrimtarin Sreten Ugriciq. Qeveria serbe e pushon nga puna Sreten Ugriciqin ne nje procedure te shpejte shkruan gazeta duke e cilesuar kete pushim si fundin absurd te nje drame ku rolin kryesor luan injoranca dhe dashakeqesia.

Akti i pare nisi me nje artikull te shkrimtarit malazez Andrej Nikolaidis i cili permend festimet e bera me rastin e 20 vjetorit te krijimit te Republikes Srpska pjese e shtetit te Bosnje-Hercegovines. Ne Banja Luka ne sallen e festes policia zbuloi nje nate para festimeve lende shperthyese. Nikolaidis verehet me tej ne artikull e cileson kete ne artikullin e tij nje hap civilizues po te kihet parasysh historia e krijimit te Republikes Srpska sipas Nikolaidis.

I neveritur nga fushata mediatike histerike anetare te Forumit te shkrimtareve serbe shkruan nje leter te hapur ku u kritikua fushata kunder Nikolaidis. Ne artikullin e gazetes Neue Zrcher Zeitung shkruhet se njeri nga 25 nenshkrimet ne letren e hapur ishte ai i drejtorit te Bibliotekes Kombetare dhe shkrimtarit Sreten Ugriciq.

Brenda 24 oresh Sreten Ugriciq humbi vendin e punes. Qe Ugriciq me nje pune te duruar nga rrenojat e Bibliotekes Kombetare ngriti nje institucion me prane perdoruesve dhe te integruar ne sistemet europiane te bibliotekave kjo nuk i interesoi askujt.

Autor Pjese nga NZZ / Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›