E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e taksave në Francë, aktori i njohur Depardieu dorëzon shtetësinë – vendos të jetojë në Belgjikë

16-12-2012 / Gazeta 55

Zherard Depardië ka deklaruar se ka dorëzuar pasaportën franceze pas akuzave të ashpra nga qeveria socialiste e Hollond. Aktori ka zgjedhur të jetojë në belgjikë për të mos paguar taksat e larta të vendosura nga qeveria franceze për të pasurit. Në një letër të hapur për Zhurnal du Dimonsh, aktori 64 vjeçar ka shpjeguar se heq dorë nga pasaporta dhe nga libreza shëndetësore që nuk e ka përdorur kurrë, për të lënë një vend që dënon talentin, suksesin dhe krijimtarinë. 

Depardië është shprehur se asnjë nga ata që kanë lënë vendin nuk është ofenduar dhe sulmuar si ai. Gjithashtu ai ka thënë se ka paguar 85 për qind taksa mbi të ardhurat e tij në vitin 2012. Duke iu drejtuar kryeministrit të vendit Zhan Mark Airolt, Depardië tha se nuk kanë më të njëjtin atdhe dhe se ndihej një qytetar i lirë dhe i Evropës ashtu si e kishte mësuar i ati i tij. 

Nga ana tjetër ministri i punës Mishel Sapin ka ritheksuar qëllimin e qeverisë për të ri-negociuar marrëveshjet fiskale me Belgjikën, duke i bërë apel dhe Bashkimit Evropian për të ndërhyrë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›