IDN: Më shumë vëmendje sigurisë njerëzore
Çështja e sigurisë njerëzore është shumë pak e përfshirë qoftë në strategjitë e sektorit të sigurisë në vend, ashtu edhe në dialogjet politike. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim , pas një studimi të realizuar me një grup ekspertësh, ka prezantuar për herë të parë konceptin mbi sigurinë njerëzore, për t'iu qasur më afër nevojave nga çdo kërcënim, frikë apo pasiguri.
Pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për hartimin e dokumentit mbi sigurinë njerëzore, ka qenë edhe ish- presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani. Mejdani deklaron se çështja e sigurisë njerëzore, ende nuk ëhstë pjesë e srategjisë sonë kombëtare.
Përmes promovimit të këtij dokumenti mbi sigurinë njerëzore, Instituti synon të influencojë tek politikbërja me qëllim që të vendoset një ekuilibër i ri mes sigurisë shtetërore dhe njerëzore.