E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet-Kule:Pushohen shefat e shërbimeve në QSUT nëse bëhen pjesë e fushatës

Rrezikojnë vendin e punës të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT, të cilët bëhen pjesë e aktiviteteve elektorale të zhvilluar në mjediset e spitalit. Drejtorja Gjeorgjina Kule ka paralajmëruar të gjithë krerët e shërbimeve, se rasti më i parë i përsëritur do të përfundojë me pushim të menjëhershëm.
Reagimi i prerë i kreut të QSUT-së, erdhi vetëm një ditë pasi shefja e një prej shërbimeve të pediatrisë Luljeta Kote, ka qendruar në krah të liderit të Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një vizite në pavionin e saj. Përveç shoqërimit, ajo që ka nxitur reagimin e drejtores Kule ka qenë deklarata që mjekja Kote ka bërë përkrah Ramës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›