Në 2 muaj,1600 turistë të huaj vizitojnë Tiranën

Rreth 1600 turistë të huaj kanë vizituar Tiranën këto 2 muajtë e fundit . Kjo shifër rezulton në zyrat e drejtorisë së promovimit të kryeqytetit , pikërisht në zyrën e turizmit . Sokol Miçi , drejtues i këtij seksioni , ka deklaruar se turistët që drejtohen për të kërkuar informacione janë të interesuar për pikat arkeologjike , malin e Dajtit, teatrot dhe fshatrat që e kufizojnë kryeqytetin . Por , ajo se çfare duket interesante shprehet Miçi , është fakti se shume turistë kanë kërkuar t'i shohin pallatet me ngjyra , duke pohuar se kanë dëgjuar për fasadat shumë ngjyrëshe të Tiranës.
Sipas të dhënave të regjistruara në këtë zyrë , shume turistë kërkojnë informacione edhe për qytetet e tjera të Shqipërisë , sidomos për qytetet bregdetare të jugut , qytetit të Butrintit dhe atë të Krujës .