Hapat për rishikimin e testit të korrigjuar
18/06/2009 Pranimet në universitet: skualifikohen nga gara e përzgjedhjes 1600 maturantët e parë
Matematika/ Për t’u cilësuar kalues, maturanti duhet të grumbullojë minimumi 10 pikë në test
Maturantët e pakënaqur me rezultatet e arritura në provimin e letërsisë brenda dy ditëve të ardhshme duhet të dorëzojnë kërkesën e plotësuar, në rast se duan të rishikojnë pikët e marra. Kërkesa për rivlerësim duhet të dorëzohet pranë drejtorisë së shkollës së mesme, e cila së bashku me drejtorinë arsimore të qytetit e përcjell atë drejt Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Kjo procedurë do të shoqërohet jo vetëm me afate të limituara kohore, por edhe me mbulimin e një fature financiare prej 16 mijë lekë nga vetë maturanti. Fillimisht maturantët do të kërkojnë rishikimin e kopjes së testit të korrigjuar dhe më pas një vlerësim të dytë, por rezultoi se ka pasaktësi. Sipas rregullores së provimeve për 2009-n, që të hyjnë në garën për pranimet në universitet, maturantët duhet të jenë kalues në të katër provimet e dhëna, çka rrjedhimisht sjell eliminimin nga kjo garë të 1600 kandidatëve që u vlerësuan jokalues në provimin e letërsisë. Këta të fundit duhet të rijapin sërish provimet në datat e caktuara për sezonin e vjeshtës, por humbasin të drejtën për ndjekjen e studimeve të larta gjatë vitit të ardhshëm akademik.
Pikët për matematikën
Që të vlerësohen kalues në provimin e dytë, i cili tashmë ndodhet në fazat e korrigjimit, maturantët duhet të grumbullojnë më shumë se 10 pikë. Skema unike e vlerësimit të çdo testi përcakton se kufiri i pikëve (nga 50 pikë që ka në total teza) që një maturant duhet të mbledhë për të marrë notën minimale kaluese është detyrimisht mbi 10 pikë sipas përgjigjeve të dhëna. Kujdes të veçantë kandidatët për universitet duhet të tregojnë në zgjedhjen e programeve të studimit, që duhet të jetë në varësi të notës mesatare dhe llojit të programit të përzgjedhur për të vijuar studimet. Pas rishikimit të pranimeve në degët e fakulteteve publike gjatë vitit të shkuar ka rezultuar se pranimet në degët më të kërkuara kanë përzgjedhur kandidatët me mesataren relativisht të lartë. Bazuar në këtë të fundit, maturantët duhet të tregojnë kujdes në listimin e degëve, në mënyrë që të renditin preferencat ku kanë më shumë probabilitet për të fituar. Më poshtë do të publikojmë 10 programet e studimit me mesataren më të lartë të pranimeve të realizuara gjatë vitit të shkuar.
Ndarja e koeficienteve
“Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005–2008 dhanë provimet me zgjedhje, por nuk janë regjistruar në asnjë fakultet, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje të këtyre viteve mund të ruhen edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën)”, - thuhet në rregulloren e provimeve të këtij viti. Nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë–preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë dhe jo ato të miratuara gjatë 2009-s. Për rastet kur kandidati e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën. Po e njëjta procedurë do të ndiqet dhe për koeficientet e shkollave të mesme, ku do të aplikohen ato të vitit të shkuar gjatë procesit të përllogaritjes.
10 programet e studimit me notën më të lartë mesatare për vitin akademik 2008–2009
NR EMËRTIMI, DEGA KUOTA MES. 4 MES. 5
1 Stomatologji 80 8.95 9.1
2 Farmaci 100 8.91 9.08
3 Mjekësi e përgjithshme 300 8.76 8.95
4 Inxhinieri ndërtimi 150 8.69 8.86
5 Informatikë ekonomike 100 8.55 8.75
6 Drejtësi 400 8.48 8.6
7 Financë 460 8.36 8.57
8 Shkenca politike 100 8.35 8.5
9 Inxhinieri elektronike 150 8.27 8.48
10 Psikologji 100 8.18 8.26