IDRIZI: Opozita te hyje ne Kuvend
Rozeta Rapushi
Shkon ne 76 numri i deputeteve te betuar ne Kuvend. Ne kulmin e bojkotit te Partise Socialiste, qe prej dy muajsh nuk hyn ne Parlament, deputeti i zgjedhur nen siglen e selise roze, Shpetim Idrizi, u betua dje ne seance plenare, jo me si deputet socialit, por si kryetar dhe deputet i Partise per Drejtesi dhe Unitet (PDU). Se bashku me deputetin e Partise per Drejtesi dhe Integrim, Dashamir Tahiri, Idrizi, hyri ne Kuvend si force e katert politike nen siglen e PDU, parti e cila ka ne qender te saj mbrojtjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Ne fjalimin e pare te mbajtur ne seance, pas dy muajsh bojkoti, Idrizi kritikoi Partine Socialiste, se nuk po e ze vendin e vet ne Kuvend, duke kerkuar negociata mes pozites dhe opozites jashte Parlamentit, per gjetjen e zgjidhjeve. "Opozita nuk po e ze vendin e vet ne Parlament dhe polemikat vazhdojne duke rrenuar kapacitetet konstruktive te shoqerise. Nuk mund ta injoroj ne diskutimin tim te pare bojkotin e opozites per shkak te pakenaqesive te saj per menyren si u zhvilluan zgjedhjet", tha Idrizi. Nderkohe qe Idrizi shpjegoi dje dhe arsyet pse se bashku me Dashamir Tahirin e PDI, formuan nje parti te re, qe per nga rangu vjen e katerta ne Kuvend, pas PD, PS dhe LSI dhe ka ne boshtin e saj, zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare. Sipas Idrizit, pikat kyce ku do te fokusohet kjo force e re politike, eshte njohja e pavaresise se Kosoves dhe funksionimi normal i saj si shtet sovran, deri ne integrimin e saj te plote ne BE, perparimi i statusit te shqiptareve te Maqedonise, zgjidhja e ceshtjes came, si ceshtja me e rendesishme nga pikepamja emocionale, e krimit te kryer mbi popullsine came ne vitet e Luftes se dyte boterore, dhe peshes e rendesise se ketij komuniteti ne vendin tone. "Ne do te propozojme qe diplomacia jone te negocioje pikesepari amendimin e ligjeve greke te viteve 80, qe ndersa lejonin riatdhesimin e gjithe shtetasve greke te larguar pas Luftes se dyte boterore, e bllokuan kete per ata shtetas te vendit fqinje qe jane me kombesi jo greke. Keto ligje jane diskriminuese dhe krejtesisht ne kundershtim me Konventen evropiane te lirive dhe te drejtave te njeriut", u shpreh Idrizi. Po keshtu, sipas tij, PDU, do te ndermarre nismen per ti propozuar ketij Parlamenti, miratimin e nje rezolute per ceshtjen came. Ne menyre te vecante, Idrizi kerkoi edhe zgjidhjen e problemit te pasurive shqiptare ne Greqi, zgjidhje qe sipas tij duhet te behen ne perputhje me aktet nderkombetare dhe nen pranine e eksperteve greke, te paanshem.
Mazhoranca e pret me duartrokitje ne salle, ish-deputetin e PS
Ardhja e deputetit Shpetim Idrizi ne Kuvend, u prit me duartrokitje nga deputetet e maxhorances. Pas dy muajsh bojkoti, shkelja e Idrizit ne seancen e djeshme plenare, u mireprit nga deputetet e djathte, por edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e pergezoi ate per vendimin e marre, me shpresen se edhe socialistet do te heqin dore nga bojkoti. Nga ana e tij, Idrizi shprehu gatishmerine se do te jape voten e tij pro, per te gjitha projektligjet qe qeveria do te sjelle ne Kuvend per procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian si dhe zhvillimin e vendit.