E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFC e BERZH, 200 milionë euro për Evropën Qendrore e Lindore

IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore; Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD); dhe “CRG Capital”, një prej menaxhuesve kryesorë të fondeve për rindërtim, kanë hapur fondin e parë kushtuar investimeve në aktive problematike në Evropën Qendrore dhe Lindore. Fondi i Situatave të Veçanta në Evropën Qendrore dhe Lindore (CË) do të investojë në kompani që janë në vështirësi, me synim për të mbështetur rimëkëmbjen e rajonit. Fondi po ngrihet nga “CRG Capital”. Ai synon të mbledhë 200 milionë euro, ku fillimisht EBRD, IFC dhe “CRG Capital” do të angazhojnë një shumë totale prej 36 milionë eurosh. Ai do të përqendrohet në përftimin, kthimin dhe zgjidhjen e aktiveve problematike të Evropës Qendrore dhe Lindore. Investimet do të vlerësohen një nga një në të gjithë rajonin e CË-së. Kompanitë që kanë portofole aksionesh mund të jenë ndër të tjera nga vende ku përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina. Fondi bën pjesë në Programin e Borxhit dhe të Rimëkëmbjes së Aktiveve, të nisur nga IFC-ja, në mbledhjet vjetore të Grupit të Bankës Botërore në tetor 2009. Parham Pouladdej, drejtor menaxhues i “CRG Capital” tha: “Ne jemi shumë të kënaqur nga mbyllja e fondit të parë dhe nga besimi, mbështetja dhe angazhimi i qenësishëm i investitorëve. Kjo mbyllje me sukses pasqyron ecurinë e punës sonë, forcën e ekipit dhe të strategjisë sonë të investimeve, si edhe pozicionimin tonë unik. Ndërsa të sfiduarit e mjedisit aktual, siguron mundësi të mëdha për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e rajonit”. Varel Frëman, presidenti i parë i EBRD-së tha: “Pjesëmarrja e EBRD-së në fond do të mbështesë zhvillimin e investimeve private në aksione në kompani që janë prekur nga kriza ekonomike. Fondi do të mbështesë grupin e ngritur për menaxhim, i cili do të sjellë aftësi të reja për mbështetjen e kompanive të suksesshme, por që aktualisht janë në vështirësi”. Lars Thunell, zv.president ekzekutiv dhe punonjësi kryesor ekzekutiv (CEO) i IFC-së, tha: "Jemi shumë të kënaqur të punojmë me EBRD-në dhe “CRG Capital” për këtë iniciativë të rëndësishme në Evropën Qendrore dhe Lindore. Duke trajtuar çështjen e borxheve të këqija, ne ndihmojmë në rimëkëmbjen e shanseve për sukses të sistemit financiar të rajonit, me qëllim që individët dhe bizneset e vogla dhe të mesme të kenë qasje më të mirë në financime të përballueshme". Programi i Borxhit dhe Rimëkëmbjes së Aktiveve është një element kyç i strategjisë së IFC-së për të mbështetur rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
IFC-ja është i vetmi institucion financiar ndërkombëtar që përqendrohet vetëm në sektorin privat, motori i zhvillimit të qëndrueshëm të tregjeve në zhvillim. Së bashku me IBRD-në, aktualisht IFC-ja po synon rritjen e kapitalit për forcimin e aftësive të saj, me qëllim krijimin e shanseve për të varfrit në vendet në zhvillim – duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemit të aktiveve problematike. IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, krijon mundësi që njerëzit t'i shpëtojnë varfërisë dhe të përmirësojnë jetën e tyre. EBRD (BERZH), pronë e 61 vendeve dhe e dy institucioneve ndërqeveritare, po mbështet zhvillimin e ekonomive të tregut dhe demokracitë në vende duke filluar nga Evropa Qendrore deri në Azinë Qendrore. “CRG Capital” është një nga menaxhuesit dhe këshilltarët kryesorë për investime, i përqendruar në klasa aktivesh të këqija, problematike, dhe në situata të veçanta në Evropën në zhvillim (CË dhe CIS).

IFC e Suedia, 125 milionë dollarë kredi për tregtinë në Evropën Qendrore e Lindore

IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe SIDA, nënshkruan dje një marrëveshje sipas të cilës, Suedia do të japë deri në 125 milionë USD (baras me deri në 1.2 miliard krona suedeze) për zgjerimin e mundësive për financime tregtare për ekonomitë në zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku biznesi është tkurrur për shkak të krizës financiare globale. Marrëveshja e nënshkruar nga IFC-ja dhe Sida, Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, do të sigurojë garanci të pafinancuara për bankat globale dhe rajonale, të cilat financojnë tregtinë në tregje në zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshi Shqipërinë, Bjellorusinë, Bosnjë-Hercegovinën, Gjeorgjinë, Kosovën, Maqedoninë, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Kjo është kredia e parë në kuadrin e fazës së dytë të Programit të IFC-së për Likuiditete për Tregtinë Globale, një përpjekje e bashkërenduar midis qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe agjencive të zhvillimit për të mbështetur financimin e tregtisë në vazhdën e rënies së likuiditetit për shkak të krizës financiare globale. Gjatë gjashtë muajve të fundit, programi ka shpenzuar më shumë se 900 milionë USD për të mbështetur 2.2 miliardë USD në transaksione tregtare në tregjet në zhvillim. Garancitë e pafinancuara, që do të sigurohen përmes kësaj kredie, do t'i nxisin bankat për të financuar tregtinë, duke ndihmuar kështu në zbutjen e rrezikut të kredisë për t'u rifutur apo për zgjerime në tregjet në zhvillim. IFC-ja synon t'i përgjigjet në mënyrë të barabartë kontributit të SIDA-s dhe të menaxhojë këtë linjë kredie. Sipas një raporti të kohëve të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Shoqatës së Bankierëve për Financim dhe Tregti, vlera e përgjithshme e bizneseve të financimeve tregtare ra më shumë në Evropën Qendrore dhe Lindore, kur u krahasua janari 2009 me tetor 2008. “Kjo kredi do të ndihmojë shumë për forcimin e bizneseve në Evropën Qendrore dhe Lindore, një prej rajoneve të prekura me shumë nga kriza financiare globale”, - tha Lars Thunell, zv.presidenti ekzekutiv dhe CEO i IFC-së. “I jemi mirënjohës Suedisë për mbështetjen e dhënë në kohën e duhur, dhe presim që edhe institucione dhe qeveri të tjera të bashkohen me ne për të rigjallëruar tregtinë në rajon”. Anders Nordstrom, drejtori i Përgjithshëm i SIDA-s, tha: “Ndihem krenar që Suedia është në ballë kur vjen puna për futjen e mendimeve të reja dhe zhvillimin e instrumenteve të reja për të ndihmuar vendet në zhvillim, të cilat janë bërë më të prekshme për shkak të krizës financiare”. IFC-ja është i vetmi institucion financiar ndërkombëtar që përqendrohet vetëm në sektorin privat, motori i zhvillimit të qëndrueshëm të tregjeve në zhvillim. Së bashku me IBRD-në, aktualisht IFC-ja po synon rritjen e kapitalit për forcimin e aftësive të saj, me qëllim krijimin e shanseve për të varfrit në vendet në zhvillim – duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemit të aktiveve problematike

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›