E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Fierza arriti në kuotën e 291 metrave

Tiranë, 11 janar NOA - Të dhënat më të fundit,
që i përkasin orës 14:00 të mesditës së sotme, në kasakadën e Drinit tregojnë
se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 291.01 metrave, ndërkohë që
shkarkimet janë 900 metra kub/s.

Rënie të ndjeshme të nivelit të ujit ka pësuar
hidrocentrali i Komanit, i cili ndodhet në kuotën e 170 metrave, ndërkohë që
derdhjet arrijnë në 1350 metra kub/s.

Përsa i përket nivelit të ujit në Vaun e
Dejës, deri në mesditë është regjistruar kuota e 74.48 metrave, ndërsa
shkarkimet janë 1550 metra kub/s.

Niveli i prurjes në të tre hecet ka pësuar
rënie krahasuar me 24 orët e fundit.

Korporata Elektroenergjetike shprehet se do të
vijojë me shkarkimet deri në zbatimin e rregullores që është në fuqi, për të
ulur nivelin e Fierzës deri në 290 metra.

r.l/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›