E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT nis shembjen e objekteve në gjurmën e punimeve për aksin Kashar–Nyja e Vaqarrit

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e objekteve që pengojnë vijimin e punimeve për ndërtimin e aksit rrugor nga Kashari drejt Nyjes së Vaqarrit.

IKMT bëri të ditur se është shembur objekti i parë, një godinë njëkatëshe, e cila ndodhej në gjurmën e projektit rrugor.

Sipas IKMT-së, pronari i objektit është trajtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për rastet e shpronësimit për interes publik.

Ndërhyrja është pjesë e procesit të lirimit të gjurmës së projektit, me qëllim vijimin normal të punimeve për ndërtimin e aksit rrugor Kashar–Nyja e Vaqarrit.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›