E Shtunë, 31 Tetor 2026

IKNI

SHQIPNI TAVOLINASH

Ka tri dite qe serish Tirana eshte mbuluar me carcafe blu. Kesaj radhe carcafet nuk flasin per 100-vjetorin e Nene Terezes nen kujdesin e Kryeministrit as per hyrjen ne NATO te nje vendi pa ushtri as per Koha per ndryshim qe e thote nje njeri qe ka 20 vjet qe nuk ndryshon e as per ndonje koncert politiko-artistik te Ciljetes.

Kesaj radhe carcafet blu rrekin te na tregojne se duke filluar qe dje Vjena na qenka nje ore e gjysme larg Zyrihu 2 ore larg Parisi 2 ore e keshtu me radhe gjithe kryeqytetet e tjera te Europes. Si te mos mjaftonte kjo vijoi edhe nje oferte e Ministrise se Brendshme e cila premtonte qe per nje pagese ekstra te ta jape pasaporten brenda dy ditesh. Oferte e turpshme kjo qe me ngjet me ato ofertat e supermarkatave te llojit paghi due prendi tre.

Kjo e jona eshte qeveria e pare ne bote qe u tregon shtetasve te vet ikjen si rrugezgjidhje te halleve te tyre. Eumlshte e para midis qeverive por me thene te drejten shqiptaret nuk eshte e para here ne historine e tyre qe e kerkojne shpetimin duke pare jashte kufijve. Duke marre jashte udhet e Italise e kerkuam shpetimin edhe ne shekullin XV. Duke ikur e bere karriere ne Stamboll e kerkuan udhen e mireqenies per kater shekuj rresht kreret e ketij vendi ne kohe te Turqise. Per gjysme shekulli te Enver Hoxhes serish duke ikur u perpoqen shqiptaret te rregullojne jetet e tyre dhe u perpoqen aq shume sa Komandanti e ruante kufirin jo nga ata qe donin te hynin por nga ata qe donin tia mbathnin. Duke ikur u perpoqem te ndreqim hallet tona edhe ne korrik te lsquo90-s edhe ne mars te lsquo91-shit. Madje edhe ne lsquo97-n duke ikur u perpoqem te gjejme karar edhe ne qe donim te shpetonim nga Berisha por edhe Berisha qe donte te shpetonte nga ne. Duke ikur e kerkuan zgjidhjen e hallit te tyre edhe kosovaret dy vjet me pas me lsquo99-n dhe duke ikur po vazhdojme edhe ne ne keto dite nentori te shekullit XXI. Ndryshimi i vetem eshte se kesaj radhe per here te pare ne historine tone ikja si rruge shpetimi po na ofrohet edhe zyrtarisht dhe per me teper nga vete qeveria jone. Ne fakt popujt mblidhen e i zgjedhin qeverite qe kjo pastaj te na tregoje udhen se si te ndreqim jeten tone ketu e jo te na tregoje udhen se si shpetohet nga hallet duke ikur.

John Keggan thote se ndryshimi mes popujve te Lindjes dhe atyre te Perendimit eshte se perendimoret perpiqen ti kalojne sfidat duke i perballur ndersa popujt lindore duke i shmangur. Ka shkruar nje liber te tere per kete pune Historia e luftes ku e shpjegon gjere e gjate kete sjellje themelore qe sipas tij sherben si vije ndarese mes qyteterimeve ndaj seshte vendi ketu qe te perpiqem te permbledh me pak radhe ate qe ai e shtjellon ne 400 faqe. Kjo teori e Keggan-it do dilte huq ne rastin tone se ne i themi vetes perendimore por edhe kjo ka nje shpjegim te thjeshte fare. E cila teori politike sociale ekonomike a ushtarake nuk ka dale huq kur jane perpjekur ta zbatojne ne Shqiperi

Kutuzovi strategu qe mundi Napoleonin thoshte Nje armiku ne ikje i do ndertuar nje ure argjendi. Po keshtu i bie te kemi nje qeveri qe e trajton popullin e vet si armik qe do ndihmuar tia mbathe Te tilla arsyetime si keto dhe te tjera edhe me te hidhura me shkonin nder ment ndersa kundroja carcafet blu qe u tregonin shqiptareve te kamur a te varfer qofshin se sa pak ore udhetimi me avion larg eshte shpetimi nga qeveria e tyre. Po a do vije dita qe ta kuptojne shqiptaret e mi se shpetimi vjen duke ikur qeveria dhe jo ata vete

Eumlshte e kote qe ne dite dehjeje si kjo e sotmja tu kerkosh njerezve te arsyetojne. Te gjithe po i ze ethja te matin distancat neper harta numerojne oret presin bileta prenotojne avionet lidhen ne telefona me kusherinjte e periferive te qyteteve te Europes bejne gati valixhet shesin apartamentet dhe bibliotekat e gjysherve dhe duan te ikin te ikin nje ore e me pare. Ne fund do te na mbetet ne veshe zeri tragjik i Kadri Roshit tek therret nden gunen e Plakut Mere Ikni ikni dhe ju pas te madhit dhe le te kendoje qyqja mbi kete germadhe.

YLBERI I GJYNAHEVE

Sajmiri deputeti i partise sime doli ne konference shtypi dhe na kumtoi se edhe Inspektorati i Kontrollit te Pasurive e kishte gjobitur Albana Vokshin dhe Majlinda Bregun per fshehje te pasurise. Mire deri ketu mirepo ai Inspektorati kur i rreshtoi te gjobiturit rreshtoi te parin Dritan Priftin si te tille.

Po si more Saimir zure ne goje gjoben per Albanen e Majlinden dhe harrove Dritanin Po a e kupton se cili eshte mesazhi qe mori cdo shqiptar nga kjo pune Bashkohuni me ne qe tu lahen gjynahet. Pikerisht ky eshte mesazhi te cilin shqiptaret deri tani ia kane veshur politikes se vjeter te Sali Berishes ndersa tani u del edhe ne krahun tjeter.

Te njejten gje beri edhe miku tjeter i imi Shalesi i cili i kerkoi Sali Berishes qe te shkarkoje ministrin Vasili se qenka i korruptuar. E besoj Shalsin se sia fut kot por pa me thoni ku eshte me i keq Vasili nga Ndoka i cilin qe i korruptuar deri diten qe ishte kunder nesh dhe u be kampion i demokracise diten qe u be me ne

Shqiptaret dhe socialistet duan nga partia ime tjeter mesazh. Duan mesazhin qe ejani me ne se tek ne skane vend te korruptuarit ndersa ju u dhate mesazhin ejani me ne qe tu lajme gjynahet. A mos valle Partia qe dikur ne kohe te Komandantit ishte diell i jetes sone tashme eshte kthyer ne ylber i gjynaheve tona

Miq te mite a jeni te perziere ne punet e atyre qe zura ngoje me siper Jo nuk jeni dhe e them me bindje kete. Po ne kulisat e ustallareve te partise tuaj e times bashke a jeni Prape nuk jeni. Atehere cdreqin keni qe beheni vegel qe pa hyre akoma mire ne udhen e gjate te politikes. Eumlshte e vertete qe pislleqet fshihen me lecke te paster por pas kesaj lecka behet pis ama.

Mos harroni se te pakten disa mijera shqiptare do ti lexojne keto radhe dhe edhe nese nuk u kish vajtur mendja vete te keto pyetje tani qe jua cova une duan nje pergjigje per kete pune.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›