E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ka jetuar per shume kohe me para borxh

Ne nje interviste ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble 68 vjec kritikon Shtetet e Bashkuara per kerkesen qe i kane bere Gjermanise per reduktimin e eksporteve tregon planet per nje kornize ligjore per te zgjidhur problemin e borxheve te vendeve te ndryshme te Europes si dhe nenvizon domethenien e aksit gjermano-francez per Europen

Cfare marredheniesh keni me homologun tuaj amerikan Geithner

Ai eshte nje minister i shkelqyer. Kemi nje marredhenie te mire personale.

Megjithate ai vazhdimisht i kritikon zyrtaret e qeverive te vendeve qe jane duke marre surpluse te medha nga eksportet dhe qe nuk po bejne aq sa duhet per te stimuluar ekonomite e tyre te brendshme. Besoj e dini se nder te tjera e ka fjalen edhe per ju

Ashtu duket. Ja perse une i them atij vazhdimisht se kendveshtrimi i tij ne kete drejtim eshte i pasakte.

Gjithsesi vlera e mallrave qe Gjermania i shiti Shteteve te Bashkuara e kalon vleren e importeve nga ai vend me 14 miliarde euro vitin e kaluar. A nuk e kuptoni se sekretari amerikan i Thesarit eshte i shqetesuar per nje gje te tille

Jo sepse qe kur ne futem euron ne Europe faktori vendimtar nuk eshte me tregtia amerikane me Gjermanine por tregtia amerikane me teresine e vendeve qe jane pjese e Eurozones. Dhe ne kete drejtim balanca e tregtise tenton qe te jete e tille. Nuk kuptoj se cili eshte problemi. Ne fund te fundit ne nuk jemi ankuar ndonjehere ne lidhje me sukseset ne eksport te shteteve te vecanta te Amerikes.

Po por ekonomia gjermane perfiton nga fakti qe industria gjermane eshte e perqendruar fillimisht ne tregun e huaj dhe pagat jane rritur shume pak vitet e fundit. Per amerikanet kjo eshte e padrejte.

Sukseset e eksportit gjerman nuk jane rezultat i ndonje lloj manipulimi monetar por i rritjes se kompetivitetit te kompanive. Modeli amerikan i rritjes nga ana tjeter eshte ne krize te thelle. Shtetet e Bashkuara te Amerike kane jetuar per nje kohe te gjate me para hua duke krijuar inflacion ne sektorin financiar dhe duke i neglizhuar ndermarrjet e mesme industriale. Problemet e Amerikes kane shume arsye por surplusi i eksporteve gjermane nuk eshte njeri prej tyre.

Nderkohe qeveria amerikane e sheh ndryshe kete problem. Ata duan qe te shohin uljen ketyre eksporteve ne te ardhmen kur ato te kene mberritur ne nje prag te caktuar. A do te dorezoheni para ketij presioni

Propozimi nuk eshte i pranueshem per Gjermanine dhe kjo ne asnje rrethane. Nese do te ndermerrnin masa te tilla do te reduktonim konkurrencen nderkombetare. Por qe prej vitesh ne se bashku me amerikanet kemi besuar se tregtia boterore ka nevoje qe te hapet edhe me tej. Ne duhet qe te vazhdojme ti permbahemi ketij qendrimi dhe per shembull te shkojme edhe me tej me parimet e Dohas per promovimin e tregtise boterore. Kjo do te stimulonte rritjen globale ne menyre te ndjeshme dhe shume me efektive.

Javen e kaluar Rezerva Federale Banka Qendrore e Amerikes vendosi qe te pomponte ne ekonomine e vendit edhe 600 miliarde dollare te tjera. A do ta stimuloje nje mase e tille ekonomine

Une dyshoj seriozisht ne efektshmerine e parave te shumta madje te pakufizuara ne tregje. Ne ekonomine amerikane nuk ka mungese likuiditeti dhe kjo eshte arsyeja qe nuk kuptoj se cili eshte argumenti ekonomik qe qendron pas nje mase te tille nga ana e Fed.

Shtetet e Bashkuara duan qe te ulin vleren e dollarit ne menyre qe te shesin prodhimet e tyre me lehtesisht. Ne driten e nje ekonomie amerikane qe eshte ne krize a nuk ju duket nje politike e tille e arsyeshme

Jo. Vendimet e Fed i sjellin me shume paqartesi ekonomise globale. Ato e bejne me te veshtire arritjen e nje balance te arsyeshme mes ekonomive te industrializuara dhe ekonomive te vendeve ne zhvillim dhe e minojne besueshmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per sa i perket politikave financiare. Nuk do te ishte e drejte per amerikanet te akuzojne kinezet per manipulim te perqindjes se shkembimit te monedhave nderkohe qe ata vete nga ana e tyre e ulin vleren e dollarit permes futjes se nje sasie shume te madhe te tij ne treg.

Vendet e G20 do te mblidhen ne Korene e Jugut kete jave per te diskutuar kushtet e ekonomise boterore dy vjet pas krizes me te madhe financiare dhe ekonomike qe perjetoi bota qe pas Luftes se Dyte Boterore. Kur plasi kriza komuniteti nderkombetar reagoi me unanimitet shume te madh. Por aktualisht shume vende po perpiqen qe te nxjerrin perfitime nga perdorimi qe i bejne monedhes se tyre. A jeni te shqetesuar per plasjen e nje lufte monetare

Une nuk besoj ne terma te tilla kaq te forta por eshte e qarte se ekonomia globale ndodhet ne nje situate shume te veshtire. Kjo per shkak te borxheve te medha kombetare qe kane shume vende per shkak te perballimit te krizes. Reduktimi i deficiteve te tille eshte objektivi paresor qe do te kene ne takimin e tyre vendet e G20 sic u vendos edhe ne takimin e fundit ne Toronto ku te gjithe pjesemarresit perfshi edhe SHBA rane dakord qe te reduktojne deficitet e tyre deri ne vitin 2013. Ne duhet qe te respektojme vendime te tilla.

Por Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk jane pergjegjesit e vetem per crregullimet e tregjeve. Kemi edhe krizen e euros. Premiumet e rrezikshme per bonot qeveritare nga vende problematike si Greqia apo Irlanda jane shtuar serish. Sa kohe do te duhet te kaloje ende para se Europa te emetoje garanci te reja shteterore

Une nuk jam pesimist ne kete aspekt. Edhe pse irlandezet kane grumbulluar nje borxh shume te madh per te shpetuar bankat e tyre ata jane duke bere perparime ne pastrimin e ekonomise se tyre. Dhe une kam respekt edhe per greket dhe qeverine e tyre me masat qe kane marre. Disa muaj me pare nuk do ta kisha besuar se greket do ta menaxhonin nje zbatim te tille qe po i bejne programit te reduktimit te shpenzimeve buxhetore. Besoj se tani jane ne drejtimin e duhur.

Situatat ne Europe nuk jane aq ne rregull sa na del nga pershkrimi juaj. Vetem dy jave me pare Keshilli i Europes vendosi qe te ndertoje nje mekanizem te ri krize per vendet qe jane te zhytura ne borxhe. A jeni te kenaqur me kete rezultat

Vendimet e Keshillit jane nje sukses i madh. Vetem disa jave me pare ishin te shumte ata qe parashikonin se Franca nuk do ta mbeshteste kurre Gjermanine ne vendimin e saj per krijimin e ketij mekanizmi te zgjidhjes se krizes dhe se francezet do te kishin vullnetin qe te ndryshonin traktatet europiane. Por me pas Merkel dhe Sarkozi nenshkruan nje traktat historik. Ai eshte teresisht ne perputhje me ato vlera dhe menyra te cilat ne si gjermane i kemi mbeshtetur vazhdimisht.

Vertet besoni ne ato qe po thoni Me sa di une deri se fundi Gjermania kerkonte denime automatike per vendet qe shkelnin rregullat e borxhit te Eurozones. Nje kerkese e tille eshte jashte tryezes

Ne Europe ndodh shpesh qe te mos marresh ate qe deshiron. Pjesa dermuese e anetareve te BE-se e beri te qarte se ata nuk donin qe te pranonin denime automatike. Atehere menyra per te ecur perpara ishte ajo e arritjes se asaj qe eshte e mundur te arrihet.

Tani Gjermania ka pranuar nje zgjatje te perhershme te miliardave te paketes se shpetimit per Greqine dhe Europen. A mos valle ky eshte nje cmim shume i larte per ruajtjen e paqes ne Bashkimin Europian

Jo. Sepse ne krijuam nje mekanizem teresisht te ri krize dhe arritem objektivin tone kryesor ne te ardhmen huadhenesit private pra bankat dhe institucionet financiare do te kene fjalen e tyre ne loje kur te vije puna qe nje vend te mos kete mundesi te perballoje barren e borxhit te tij. Ne te ardhmen qeverite dhe investitoret do te sillen ne nje menyre me te matur ne rastin e borxheve qeveritare.

Duket ide e mire por se pari masat duhet qe te miratohen nga qeverite vendore dhe me pas nga ana tjeter eshte teresisht e paqarte se si do te jete pjesemarrja e investitorit privat.

Jemi ne proces te perpunimit te detajeve ne qeverine gjermane dhe ne nivel europian. Eumlshte e qarte sot se mekanizmi i ri nuk do te aplikohet te borxhet apo kredite e vjetra.

Kush do ta monitoroje procesin Do te jete ndonje organizate europiane apo FMN institucioni te cilin europianet e bene pjese te krizes ne rastin e Greqise

Ne ate kohe per shkak te arsyeve specifike menduam se FMN do te ishte e mire per tu perfshire. Doli se ishte nje menyre e mire e te vepruarit. Mund ta perdorim kete pervoje edhe ne te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›