E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia si BE leje e posacme per importin e mbetjeve

Mbetjet urbane perbejne ende nje nder problemet me te theksuara mjedisore ne vendin tone

Reduktimi i mbetjeve nga burimet qe ato gjenerohen riperdorimi dhe riciklimi i tyre jane tri parimet kryesore qe synon te realizoje Ministria e Mjedisit nepermjet politikave te saj.

Vendimi i Keshillit te Ministrave per Listen e Gjelber duhet pare si frenim i futjes se nje game prej afro 400 lloje mbetjesh tashme e reduktuar ne 55 nderkohe qe importi i tyre do te kontrollohet teresisht nga strukturat perkatese dhe do te behet vetem me ane te VKM-ve qe do te dalin vetem kur importi do te kerkohet dhe importuesi ka realizuar te gjitha kushtet dhe masat e sigurise te percaktuara qarte ne ligj sqaron ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese Tregtise dhe Mjedisit.

Ne deklaraten zyrtare te kesaj ministrie thuhet se ky vendim perafron pjeserisht me Listen e Gjelber te BE-se e cila perbehet nga 55 artikuj nga 168 artikuj qe ka lista e BE-se dhe 179 artikuj qe ka Konventa e Bazelit. Kjo liste sipas specialisteve te mjedisit eshte hartuar mbi bazen e nevojave te industrise ricikluesve dhe perbehet nga 30 mbetje metalesh jo te shperbere 33 mbetje tekstilesh dhe 37 mbetje te plastikes te letres te drurit te qelqit qeramikes dhe flokesh. Ata pohojne se keto mbetje jane te diferencuara ne detaj dhe cdo artikull eshte i pajisur edhe me kodet doganore perkatese nderkombetare gje qe mundeson ne praktike kontrollin nga ana e organeve doganore.

Specialistet pohojne se me miratimin e kesaj liste kompanite e interesuara per importimin e mbetjeve do ti nenshtrohen nje procedure rigoroze per marrjen ose jo te lejes se importit sipas kerkesave te VKM. Subjektet importuese do te jene te identifikuara per sasite qe importojne dhe destinacionin e tyre sqarohet ne njoftimin zyrtar.

Ministria e Mjedisit kohet e fundit ka ndermarre nje iniciative te gjere dhe te thelle te perafrimit te legjislacionit mjedisor me direktivat e BE-se. Edhe politikat e ministrise synojne ne permbushjen e ketyre standardeve. Nje nder ceshtjet thelbesore te politikave te ketij institucioni lidhet me administrimin e mbetjeve tha Mediu. Ai pohoi se mbetjet ne pergjithesi dhe mbetjet urbane ne vecanti perbejne nje nder problemet me te theksuara mjedisore ne vendin tone. E megjithate nga ana tjeter ai shtoi se ne jemi te gjithe deshmitare te hedhjes se tyre vend e pavend anes rrugeve lumenjve ne plazhe e kudo situate kjo qe nuk mund te tolerohet me.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›