ILDKP: 1000 zyrtarë nuk kanë dorëzuar ende deklaratën e pasurisë
29/03/2012 Nënshkruhet marrëveshja kundër korrupsionit
Çdo zyrtar që synon të abuzojë me pushtetin publik, do të përballet me kontroll të imtësishëm nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Deklarata vjen nga vetë kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla, i cili iu drejtua 1000 zyrtarëve që ende nuk kanë deklaruar interesat e tyre private se kanë edhe tri ditë kohë për të depozituar pranë këtij institucioni. Sipas tij, ata që nuk e dorëzojnë deklarimin e pasurisë do të përballen me sanksionet që parashikon ligji. Llalla u shpreh se një numër i madh i zyrtarëve i ka përmbushur detyrimet ligjore, kur duhen edhe 3 ditë deri në përfundim të afatit ligjor. Llalla u shpreh se janë rreth 80% e zyrtarëve që kanë përmbushur këtë detyrim ligjor deri tani. Kryeinspektori i ILDKP-së deklaroi gjithashtu se institucioni që drejton tashmë i ka të gjitha instrumentet e rëndësishme ligjore për të luftuar korrupsionin. “Edhe 3 ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për deklarimin e pasurive për vitin 2011. Sipas ligjit, më 31 mars rreth 4800 zyrtarë duhet të dorëzojnë formularët e pasurisë. Ne ua kemi rikujtuar këtë detyrim të gjitha subjekteve nëpërmjet njoftimeve zyrtare, nëpërmjet autoriteteve përgjegjëse dhe organeve mediatike. Gjithashtu, duke pasur parasysh se subjektet deklaruese kanë një periudhë relativisht të gjatë në funksione, konsiderohet e mirëqenë se ata tashmë e njohin më së miri këtë detyrim ligjor. Për arsyet e renditura më sipër, Inspektorati i Lartë, ashtu si dhe më parë, nuk do të tolerojë asnjë zyrtar, i çdo niveli qoftë ai, të shkelë afatin ligjor. Duke filluar nga fillimi i muajit prill krahas verifikimeve që do të kryhen prej nesh për listën e dorëzimit të deklaratave, Inspektorati i Lartë do të kërkojë informacion të përditësuar nga autoritetet përgjegjëse në institucionet publike për situatën e dorëzimeve të formularëve të pasurisë”, - u shpreh Llalla.
Marrëveshja e djeshme
“Këtë vit çdo zyrtarë i nivelit të lartë do të kalojë në hetim të plotë të pasurisë”, - kështu u shpreh kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes institucionit që drejton dhe Avokatit të Popullit për gatishmërinë e tyre për luftë të përbashkët kundër korrupsionit. Kreu i ILDKP-së tha se institucioni që drejton në mënyrë periodike në çdo tre vjet heton pasuritë e zyrtarëve të nivelit të lartë. I pyetur nga gazetarët lidhur me zyrtarët e lartë që fshehin pasuritë jashtë vendit, kreu i ILDKP-së tha se “këto janë dyshime që vijnë në institucionin tonë nga qytetarët të ndryshëm që fshehin pasuritë e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Një pjesë e tyre janë në proces verifikimi. Emrat e personave pa rezultate konkrete nuk mund të bëhen publike”. Marrëveshja e nënshkruar dje mes ILDKP-së dhe Avokatit të Popullit përmban vullnetin e mirë për të shkëmbyer informacion, si edhe për të zhvilluar hetime ndërinstitucionale ndaj zyrtarëve publikë, të cilët abuzojnë me detyrat shtetërore për përfitime personale.
ILDKP-ja
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes kryeinspektori i ILDKP-së shprehu dhe qëllimin e dokumentit ndërinstitucional. “Inspektorati i Lartë dhe Avokati i Popullit administrojnë informacione të shumta për zyrtarë që dyshohet se janë të përfshirë në veprime korruptive. Marrëveshja e sotme synon pikërisht filtrimin e përbashkët të të dhënave dhe rezultate konkrete në ndëshkimin sipas ligjit të personave që shfrytëzojnë postin publik për të krijuar të ardhura personale”, - tha Llalla.
Avokati i Popullit
Në fjalën e tij Avokati i Popullit, Totozani, vlerësoi iniciativën e ILDKP-së për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe theksoi angazhimin e dy institucioneve për koordinim në luftën kundër korrupsionit. “Korrupsioni dëmton të drejtat e qytetarëve, ndaj institucioni ynë ka objektiv madhor luftën kundër korrupsionit. Kjo është marrëveshja e parë e institucionit të Avokatit të Popullit me një institucion të rëndësishëm, e cila u hap rrugë edhe shumë marrëveshjeve të tjera”, - u shpreh Igli Totozani.