ILDKP: Gjobë zyrtarit, i dha leje ndërtimi babait
TIRANE - Një nëpunës i Ministrisë së Mjedisit është dënuar me gjobë në shumën 300.000 lekë, për shkak se ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesave, duke marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes për lëshimin e lejes mjedisore për ndërtimin e një guroreje, ku kishte interes të drejtpërdrejtë babai i tij.
Skandali denoncohet në raportin vjetor për 2011 të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive të depozituar për miratim në Kuvend. “Nga hetimi administrativ i ILDKP, rezultoi se leja mjedisore ishte dhënë gjithashtu në kundërshtim flagrant me ligjin, duke qënë se zona për shfrytëzim ishte brenda një parku kombëtar.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit u realizua anulimi i lejes mjedisore”, citojmë nga konkluzionet e këtij raporti.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)