Sherr në Kashar, grushta e shkopinj mes të rinjve
TIRANE - Sherret në shkolla janë shndërruar në një problem serioz për mësuesit, por edhe për uniformat e policisë.
Një i tillë është shënuar paraditen e djeshme në ambientet e shkollës së mesme në Kashar, ku një grup nxënësish janë konfliktuar mes tyre, fillimisht me fjalë brenda ambienteve të shkollës, e më pas janë zhvendosur në pjesën e jashtme, ku janë konfliktuar fizikisht.
Kanë qenë mësuesit e kësaj shkolle të cilët kanë njoftuar menjëherë forcat e Komisariatit nr. 6, të cilat brenda pak minutash kanë bërë të mundur ndalimin e personave të përfshirë në këtë sherr. Burime nga blutë bëjnë të ditur se të ndaluarit janë M.D., F.D. dhe A.M., të cilët kanë qenë duke qëlluar dy bashkëmoshatarët e tyre me inicialet D.B. dhe A.B..
Mësohet se dy të rinjtë e dëmtuar janë jashtë rrezikut dhe se kanë marrë vetëm dëmtime të lehta, si pasojë e grushteve të të tre të ndaluarve. Ndërkaq, në momentin e ndalimit, efektivët e policisë mësohet se u kanë bllokuar tre të rinjve sende, si thika e shkopinj.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)