Kujtimet e Teodor Laços për 97: Pse Meksi sjepte dorëheqje

Teodoro Laço
Shkrimtari vjen me vëllimin e dytë të kujtimeve.
Që nga helikopteri i Alimuçës, te gjyqi i Sudes e Shemsies. Protestat e para.
Ish-kryeministri Meksi: Dorëheqje do të thotë vetëvrasje
U mbushën 15 vite që nga ai vit i mbrapshtë, ku Shqipëria, e cila kishte filluar të ringjallej pas 50 vitesh diktaturë, u kthye pas në kohë. Në vitet e kaosit. Një vit, që kushdo do të donte ta fshinte nga kujtesa, por në të njëjtën kohë konturohet edhe më qartë, si një ngjarje që nuk duhet të përsëritet më. Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar, kështu e ka titulluar shkrimtari dhe politikani Teodor Laço librin e tij me kujtime, pjesa e parë e të cilit është botuar qysh në vitin 1998. Së shpejti Laço do të sjellë një tjetër vëllim, ku një vend të rëndësishëm zënë ngjarjet e viteve 96-97. Plot 15 vjet pas trazirave të 97-s, Laço, si një nga dëshmitarët e kohës, drejtues i një partie politike, pjesë e qeverisjes së kohës dhe ministër i Kulturës në qeverinë Meksi 2, u rikthehet atyre viteve duke na sjellë në vëmendje se çndodhi në atë fillimvit, që ai me të drejtë e quan i zi. Çfarë ndodhi me firmat piramidale, gjoja fondacione apo firma bamirëse, cilat ishin alibitë e tyre deri në momentin e fundosjes, si nisën protestat e para, fillimisht në Lushnjë e pastaj në Vlorë, si reaguan subjektet politike të pozitës e opozitës. Përpjekjet e qeverisë së kohës për të parandaluar kaosin dhe shfrytëzimi i situatës nga opozita. al.mi
Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar II
Qetësi para furtunës
(viti 1996)
Në librin tim Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar, botuar në vitin 1998, thuajse mungojnë ngjarjet kulmore të viteve 96-97. Në përqasje me vitet 90-95 kur hyra kokë e këmbë në politikë si një nga themeluesit e PSD, si deputet dhe kryetar i Grupit të saj Parlamentar deri në dhjetor të 94-s, kur unë dhe të tjerë bëmë divorcin e pakthyeshëm me Gjinushin, për shkak të flirteve e më pas të aleancës me socialistët, si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe si kryetar i një partie që ndonëse përjetoi vështirësitë e gjithë të vegjëlve, ia doli të përfaqësohet në Kuvend, këto dy vite që në një vështrim metaforik do ti quaja viti i euforisë dhe i qetësisë para furtunës (1996) dhe viti i katastrofës së mashtrimit (1997), nuk guxova ti shoh me syrin e analistit. Nuk më mungonin as shënimet dhe as mbresat e përftuara në afërsi të ngjarjeve, sepse derisa u formua qeveria e krizës që u pagëzua për një pleksje të dëshirës me ironinë e Pajtimit Kombëtar, unë isha anëtar i kabinetit qeveritar. Mirëpo nuk isha në tavë, domethënë aty ku merreshin vendimet, sepse përfaqësoja një parti të vogël aleate dhe shumë nga këto vendime e veprime ishin për mua të paqarta, të turbullta, të pakuptueshme.
Të rrethuar nga heshtja e protagonistëve, heshtje e vetëkuptueshme dhe e pranueshme, sepse njeriu edhe kur i ka të qarta, nuk rrëfehet për to, në mos vetëm përpara Zotit, ne të tjerëve, që skemi pasur dot në dorë levat e urdhërdhënies, sna mbetet gjë tjetër përpos analizës së hamendjeve që, kur mbështeten mbi ngjarje, dëshmi dhe sidomos mbi përvoja vetjake, arrijnë të sjellin një panoramë realiste.
Funerali i Piramidave mashtruese, lindja e vitit të zi
(viti 1997)
Viti i Ri 1997 spremtonte asgjë të mirë. Në vend të kartolinave të zakonshme të urimit që shtypi ua dërgonte lexuesve të tij me fjalët: gazeta x i uron lexuesve të saj për një vit të mbarë e të begatë, ato hapeshin që në numrin e parë me paralajmërime ogurzeza. Printe Koha Jonë, që u bë zëdhënësja kryesore e gjithë atyre që fajësonin Berishën dhe qeverinë. Shkruanin pena të forta, emocionale, agresive, shumica e të cilave sot, pas reflektimit nëpër vite, ndodhen përkrah po atij presidenti që e anatemuan. Nuk jam aq tendencioz sa ti përflas, sepse e di mirëfilli që çdo njeri ka të drejtë të ndryshojë bashkë me kohën. Më 4 janar, Koha jonë hapej me kryetitujt: Fillojnë hetimet për vjedhjen e miliona dollarëve, Gjallica stop dy javë, Enigma shëndeti dhe paratë e Sudes. Por si për të përligjur reklamat e firmave, vazhdonin edhe sinjale qetësuese: Silva- asfaltojmë gjithë vendin, Fituesit e lotarisë Kambo Marshall. Ndërkohë, brenda PD, po ndodhte një nga ato paradokset tipike shqiptare, pjella më shumë të qejfmbetjeve sesa të pikëpamjeve të ndryshme. Djaloshi-hero i dhjetorit, Azem Hajdari, merrte kryesimin e Sindikatës së pavarur, premtonte grevë dhe dukej në prag divorci me partinë ku kishte qenë gur themeli. Ky rebelim, i adresuar më shumë kundër qeverisë Meksi, do të vazhdonte disa muaj, pas të cilëve do të nënshkruhej sërish paqja dhe rikthimi në familje. Sindikata e tij premtonte mbështetje për grevat e studentëve që kishin filluar të ndizeshin aty-këtu, si një reminishencë e çoroditur e dhjetorit. Bodët kryesorë të piramidave përpiqen të tregojnë se nuk janë si të tjerët, domethënë janë të sigurt dhe se bëhet fjalë vetëm për ndonjë shtyrje afati për shlyerjen e detyrimeve për kreditorët. Madje, bëjnë sfida që vetëm një aventurieri në gjen mund ti shkojnë nëpër mend. Vehbi Alimuça blen një helikopter. Kemi shumë objekte, do ti kontrollojmë me helikopter, thotë dhe premton se fitimi i Holldingut të tij do të jetë 100 milionë USD në vit. Në një situatë kur nuk ishte dhënë asnjë licencë për TV privat, Vehbiu bën prova në ekran të një kanali që quhet EuroVefa. Alimuça hiqet sikur i ka punët mbroth, ndryshe nga të tjerët që janë në prag të falimentimit si Sudja, Grunasi apo që vuajnë ethet përpëlitëse të pamundësisë për të shpëtuar me shtyrje afatesh si Gjallica. Dy bamirësit e fondacioneve Rrapush Xhaferri dhe Bashkim Driza protestojnë kundër helikopterit të Vehbiut. Nuk mund të përdoren kështu paratë e borxhlinjve, thonë.
Më 12 janar, shteti ka bërë ndërhyrjen e parë serioze kundër Popullit, Xhaferrit dhe firmave. Banka e Shtetit bllokon 130 milionë USD. Bashkim Driza deklaron se nuk do të arratiset dhe kërkon takim me Berishën dhe Meksin, por ia refuzojnë. Më 16 janar falimenton Sudja. Bllokohet nga Banka edhe VEFA, lejohen të tërhiqen vetëm 30 mijë USD në ditë. Me Xhaferrin bëjnë ironi, i kanë vjedhur… simiten. Një ditë më vonë, banka bllokon 280 milionë USD të fondacioneve. Në Vlorë, mbi 20 mijë demonstrues nuk besojnë më tek Gjallica. Sudja deklaron në gjyq se Berisha dhe Meksi nuk e ndihmuan. Pas një demonstrate të madhe në Tiranë, të orkestruar si edhe ato që pasuan nga opozita, Vehbiu bën një kërcënim bombastik: Shteti ti vërë gishtin kokës. Ne kemi me vete gjysmën e Shqipërisë. Ndërkohë, me vonesë, FMN ka këshilluar mbylljen e piramidave. Qeveria nuk jep më asnjë garanci për VEFA-n, Kamberi-n e Silva-n, që ende mbi fundin e llumit, mundoheshin të dilnin mbi ujë. Tashmë njerëzit ishin kthjelluar, ishin zgjuar nga gjumi letargjik dhe përpara këmbëve të tyre shihnin honin ku mund të binin. Protestat përfshinë gjithë vendin, qytete të mëdha e të vogla. Bënin përjashtim vetëm qyteza ku firmat ishin ende në shpërgënj. Kazani më i madh ziente në Vlorë, me studentë e njerëz të thjeshtë, ku po shfaqeshin edhe fytyra recidivistësh të ardhur nga burgjet e Greqisë, por shpërthimi i parë tronditës, që për pak do ti kushtonte jetën nënkryeministrit Tritan Shehu, ndodhi në Lushnjë. Digjet Bashkia dhe rajoni i policisë. Këto institucione, si dhe zyrat e SHIK-ut, gjykatat, hipotekat etj. do të ishin gjahu i preferuar për pishtarët e piromanëve. Në refrenet e parullave të turmave nuk mungonin as gjetje të tilla sarkastike, si ajo që u thirr në Lushnjë: Poshtë Saliu dhe Enveri/ Të na rrojë Rrapush Xhaferri. Ngjarje të tj