Do të ngushtohet administrata e qarkut, aleatët të na kuptojnë
23/11/2011 Flet Eugen Isaj, kryetar i Këshillit të Qarkut për problemet e ndërtimeve pa leje, planet urbanistike etj.
ELBASAN- Eugen Isaj, kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit pak muaj nga vendosja në krye të këtij institucioni, flet mbi projektet, ndryshimet, si dhe problemet më të mëdha që shqetësojnë qarkun e Elbasanit...
Si po konkretizohet ligji i ri për administratën vendore? Cilat janë ndryshimet e pritshme në qark pasi është realitet që ndodheni edhe nën presionin e aleatëve për poste në këtë institucion?
Sa i përket ligjit të ri për administratën dhe ndryshimeve të pritshme në qarkun e Elbasanit mund të nënvizoj se ky ligj do të konkretizohet edhe në qarkun tonë. Nga një vështrim i përgjithshëm i bërë strukturës në qark rezulton se disa drejtori mund të bashkohen e ndoshta në disa të tjera të ketë nevojë për më shumë personel. Nisur edhe nga marrëveshja e bërë me aleatët, do të merren parasysh edhe kërkesat e tyre, por duhet të ketë edhe mirëkuptim, pasi kjo strukturë nuk të lë shumë hapësira për të kënaqur përtej mundësive. Unë, në konsultim edhe me stafin, mendojmë të kompozojmë një strukturë sa më të manovrueshme e që të jetë sa më rezultative në dobi të komunitetit. Mendoj se këto ndryshime do të fillojnë të realizohen në muajin dhjetor.
A kanë përfunduar planet urbanistike për qytetet dhe njësitë vendore?
Këshilli i Qarkut Elbasan ishte iniciatori dhe koordinatori i hartimit të Planeve të Përgjithshme Rregulluese të 6 bashkive: Gramsh, Belësh, Cerrik, Librazhd, Prrenjas dhe Peqin, një proces që u krye me sukses deri në hartimin dhe miratimin e tyre dhe dorëzimin në Sekretarinë Teknike të KRRTRSH-së. Hyrja në fuqi e ligjit “Për Planifikimin e Territorit” prej datës 30 shtator të këtij viti kërkon që këto plane të rishikohen nën dritën e kërkesave të tij. Aktualisht këto plane janë të depozituar pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Por ka pasur shqetësime për një vale të re ndërtimesh pa leje. Çfarë është bërë gjatë kësaj periudhe për parandalimin e tyre?
Në vëmendjen tonë gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe problemi i ndërtimeve pa leje, një fenomen që cenon zhvillimin e planifikuar të territorit. Kemi tërhequr vazhdimisht vëmendjen e njësive vendore të nivelit të parë për të mundësuar një bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë drejtim, duke vënë në themel të këtij bashkëpunimi gjithë gatishmërinë e strukturës sonë. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik në Qark sapo ka përfunduar ndërhyrjen në qytetin e Belshit ku u prishën një numër i madh ndërtimesh pa leje (rreth 30 të tilla kryesisht në lagjet e brendshme), për të vazhduar më tej me të tjera ndërtime pa leje në zonën rreth liqenit. Kemi të gjithë vullnetin për të ndërhyrë ndaj ndërtimeve në kundërshtim me ligjin. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se iniciativat personale që bien ndesh me kuadrin ligjor në këtë drejtim do të marrin përgjigjen e merituar.
Qarku Elbasan ka qenë mjaft intensiv, veçanërisht pas konstituimit të tij. Çfarë është bërë gjatë kësaj periudhe dhe cilat janë raportet e ndërtuara me njësitë vendore?
Një nga shtyllat e rëndësishme për realizimin e misionit të Këshillit të Qarkut ka qenë bashkëpunimi me njësitë vendore të nivelit të parë: bashkitë dhe komunat. Kemi mundur të ngremë ura bashkëpunimi me to duke pasur komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëveprim me interes për zhvillimin e këtyre njësive vendore, të cilat ne si institucion i shohim në nivel rajonal, duke besuar se mundësitë për bashkëpunim reciprok institucional janë ende të mëdha.
Investimin e bërë ndër vite në ngritjen e kapaciteteve në institucionin tonë e kemi vënë në shërbim të njësive vendore, duke ofruar përvoja menaxhimi, dokumentacion, asistence teknike etj, për të cilat njësitë vendore kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten të interesuara.
Përmes zyrës së Hartimit të Projekteve Teknike dhe Hartografisë u kemi ofruar shumë prej komunave dhe bashkive projekte infrastrukturore dhe jo vetëm. Aktualisht është në proces projekti “Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugëve kryesore të qytetit Belësh”, “Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës Kryqëzimi i rrugës Elbasan-Gjinar- Kisha e Shelcanit”; Projekti i rrugës Gjinar-Zavalinë me gjatësi 14 km dhe vlerë të përgjithshme investimi 5 milionë $; Projekti për Rrugën Superstrada Elbasan-Librazhd-Krastë; është duke u realizuar investimi për rrugën Drizë-Poroçan me projektin tonë. Kemi kryer matjet në terren për të dy lotet e rrugës Tregan-Bujaras dhe Gostimë –Bujaras. Së shpejti do të fillojë puna për hartimin e projekteve të rrugëve Dëshiran-Grekan, si dhe Shën Mrizë-Qafë Duzhë. Janë projekte, realizimi i të cilave do t’u vijë në ndihmë mijëra banorëve të qarkut tonë me impakt shumë pozitiv për zhvillimin e këtyre zonave, të cilat kanë qenë jashtë vëmendjes së investimeve edhe për shkak të mungesës së projekteve, ndaj dhe institucioni ynë është fokusuar në mënyrë të veçantë në realizimin e tyre dhe ofrimin e kapaciteteve tona në shërbim të këtyre njësive vendore.
Vazhdon puna për bazën e të dhënave për infrastrukturën shkollore dhe vlen në mënyrë të veçantë të përmendet puna për përgatitjen e hartave dixhitale të komunave. Ka qenë një iniciativë e institucionit tonë për të hartuar një bazë të dhënash për tërë qarkun e Elbasanit, në përfundim të të cilit çdo objekt social-kulturor, shtëpi, pyje, kullotë, e mbi të gjitha vijat kufitare midis komunave do të jenë të aksesueshme në mënyrë dixhitale dhe çdo njeri i interesuar mund të marrë informacion në kohë reale në formë GIS, mjafton të ketë një kompjuter para tij dhe linjë interneti.
Cilat janë disa nga projektet më të rëndësishme për çështjet sociale që prekin sot qarkun Elbasan. Çfarë po bëhet për integrimin e komuniteteve vulnerabil si romët apo egjiptianët?
Në bashkëpunim me PNUD, në kuadër të projektit “Mbështetje e Integruar për Decentralizimin” jemi në fazën përmbyllëse të hartimit të Strategjisë Rajonale të Zhvillimit, një dokument shumë i rëndësishëm për orientimin e politikave të zhvillimit rajonal në vitet e ardhshme. Në këtë dokument strategjik zënë vend të rëndësishëm fusha të tilla si: zhvillimi hapësinor, mjedisi, infrastruktura dhe shërbimet, arsimi dhe shëndetësia etj. Vëmendje të veçantë i kushtohet nxitjes së projekteve dhe investimeve për turizmin duke synuar kthimin e qarkut të Elbasanit në një destinacion turistik. Përpjekjet e Këshillit të Qarkut në këtë drejtim janë fokusuar në promovimin e aseteve turistike të rajonit, duke prodhuar dokumente si Plani i Veprimit për Turizmin, botimi i Guidës Turistike për Qarkun e Elbasanit etj.
Në muajin dhjetor Këshilli i Qarkut Elbasan në bashkëpunim me organizatën holandeze SNV do të organizojnë Konferencën Rajonale Mbështetje Fuqizimit të Qëndrueshëm të Pyjeve Komunale, si dhe Zhvillimit të Prodhimit të Arroreve në Qarkun e Elbasanit. Qëllimi i kësaj konference është sensibilizimi i të gjithë aktorëve e faktorëve që operojnë në qarkun e Elbasanit për të rritur interesimin e komunitetit për pjesëmarrje aktive në projektin qeveritar për zhvillimin e bujqësisë e kryesisht arroreve dhe ullirit, si dhe për të kontribuar në reformën që po kryhet në pylltari për fuqizimin e qëndrueshëm të pyjeve komunale. Këshilli i Qarkut Elbasan kërkon në këtë mënyrë të harmonizojë politikat kombëtare të zhvillimit me ato rajonale, të cilat mund të krijojnë një sinergji mjaft pozitive si një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e rajonit.
Jemi të përfshirë në Strategjinë e Dekadës Rome, veçanërisht në dy shtylla të rëndësishme të saj: regjistrimi i kësaj popullsie dhe nxitja e punësimit dhe formimit profesional, ku është përfshirë dhe popullsia egjiptiane, por edhe grupe të tjera vulnerabël. Pranë Këshillit të Qarkut po ngrihet baza e të dhënave për këtë qëllim, një projekt i mbështetur financiarisht nga PNUD.
Si u përmbyll procesi i regjistrimit të popullsisë në qarkun Elbasan. Cila është panorama demografike?
Procesi i Censusit të Popullsisë dhe Banesave në qarkun tonë u vlerësua maksimalisht nga tërë strukturat e angazhuara në të. Puna e mirë në fazën përgatitore, trajnimet e anketuesve dhe kontrollorëve, koordinimi i përpjekjeve mes Komisionit Qendror të Censusit në qark dhe atyre të çdo njësie vendore për kapërcimin e vështirësive të vërejtura mundësoi realizimin në kohë të tij. Gjatë këtij procesi në qarkun tonë nuk pati reklamime gjë që flet për një punë të mirë të realizuar nga INSTAT. Tashmë që puna në terren ka përfunduar është radha e specialistëve të merren me përpunimin e të dhënave, të cilat do t’i shërbejnë mjaft qeverisë, por edhe njësive vendore për hartimin e politikave të zhvillimit për dhjetëvjeçarin e ardhshëm.
A do ta dërgojë drejt zgjidhjes problemin e madh të mbetjeve në Elbasan Komisioni i krijuar në bashkëpunim me Bashkinë?
Si drejtues i Këshillit të Qarkut, por edhe si qytetar i Elbasanit kam shprehur edhe më herët shqetësimin në lidhje me trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane. Mungesa e një venddepozitimi të këtyre mbetjeve është një problem tepër i mprehtë për jetën dhe shëndetin e banorëve të qytetit tonë dhe më gjerë. Me këtë shqetësim qytetar dhe institucional jemi përpjekur të bashkërendojmë punën për të gjetur rrugëdalje nga kjo situatë e rëndë, duke besuar në mbështetjen e qeverisë shqiptare, si dhe donatorëve. Bashkëpunimi ynë ndërinstitucional është një hap në këtë drejtim duke synuar nxitjen e vendimmarrjes për zgjidhjen e këtij problemi parë në këndvështrim rajonal.
Bisedoi: Ledia Lleshi