E Shtunë, 31 Tetor 2026

Todi Lubonja para plenumit qe e bente kurban Ja si eshte e verteta e Festivalit XI

Zbardhet procesverbali i plenumit te famshem i 73-shit per kulturen. Per here te pare fjala e plote e njeriut qe u viktimizua ne menyren me te eger nga miqte e tij te afert. fare i tha ai ne ato momente Enver Hoxhes qe i kishte leshuar mbi shpine 200 njerez te egersuar

HYRJE

Plot 38 vjet me pare pikerisht me 26 qershor te vitit 1973 ne nje nga sallat misterioze te ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes e njohur si salla e mbledhjeve te Partise kishte filluar te luhej nje nga tragjedite me te shemtuara te sistemit komunist. Pikerisht ne oren 0900 te mengjesit te asaj dite nen drejtimin e vete Enver Hoxhes kishte filluar punimet plenumi IV i Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise. Tema e punimeve te atij plenumi e cituar nga vete Hoxha Te thellojme luften ideologjike kunder shfaqjeve te huaja kishte vene ne qender te kritikes dy nga njerezit me te fuqishem te artit dhe kultures ne Shqiperi pikerisht Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin.

Askush nuk mund ta mendonte ne fillim te punimeve te atij plenumi se synimi i Enver Hoxhes i cili qe prej festivalit te 11-te te kenges ne Radiotelevizion kishte qene teper agresiv me njerezit e propagandes se Partise qe drejtonte ishte eliminimi i njerezve te shumenjohur Fadil Pacrami dhe Todi Lubonja. Ai plenum i cili eshte bere sa i famshem aq dhe misterioz ishte plenumi i pare qe u versul mbi njerezit e larte te shtetit dhe te Partise me te gjithe forcen e agresivitetit. Ishte ai i cili per here te pare asgjesoi shtyllat me te cilat personifikohej arti dhe kultura duke treguar njekohesisht se pushteti i Enver Hoxhes kishte marre nje tjeter drejtim ate te goditjes se njerezve te vet.

Ishte dita e dyte kur kishte filluar punimet plenumi i famshem i Komitetit Qendror te Partise se Punes plenum qe kishte marre ne analize pikerisht shkeljet qe sipas Enver Hoxhes ishin konstatuar ne fushen e artit dhe te kultures. Gjithsesi pas shume e shume akuzash te panumerta qe do te beheshin ne drejtim te Lubonjes dhe Pacramit nga vete Enver Hoxha do ti jepej fjala njerit prej tyre Todi Lubonjes. Todi Lubonja dallohet te flase lirshem para atij plenumi te elektrizuar i cili donte ta shfaroste perfundimisht. Me takt te vecante per te qene ne rezonance me Enver Hoxhen i cili vetem me nje irritim te momentit mund ti bente gjemen Todi Lubonja pranon si te drejta te gjitha kritikat qe i ishin bere. Ai nuk hezitoi madje ti vinte vetes ne dukje edhe shume gjera te tjera te papermendura nga te tjeret duke operuar njekohesisht me formen e pendeses dhe duke bere autokritike per cdo akuze qe i qe ngritur. Vlen per tu permendur se fale zotesise qe e karakterizonte ai e ktheu situaten ne favor te tij. Aludonte per gabimet e renda te cilat i qene cilesuar si veprime te qellimshme antiparti. Me zgjuarsi ai gjente momentin per te argumentuar se gjithcka kishte ndodhur krejt rastesisht dhe asgje nuk kishte qene e qellimshme. Todi Lubonja e vuri theksin te akuzat qe i qene bere per te shumeperfolurin Festivali i 11-te ne RTV.

Le te vijojme konkretisht me zbardhjen e procesverbalit te atij plenumi dhe pikerisht momentit qe citohet fjala e Todi Lubonjes e cila u mbajt menjehere pas asaj te mikut tij te hershem Ramiz Alise nga e cila u godit jo pak dhe qe tashme redaksia e standard e ka te siguruar te plote.

Seanca e trete

Paradite ora 800 e dates 27.6.1973

Shoku Ramiz Alia

anetar i Byrose Politike dhe sekretar i KQ te PPSH.

........................................................

menjehere pas fjales se Alise qe redaksia e standard e botoi te plote ne numrin e kaluar e merr fjalen Todi Lubonja.

Ja si vijon procesverbali i mbajtur ne ato momente

TODI LUBONJA

anetar i Komitetit Qendror te PPSH.

Qe ne fillim te fjales se tij Lubonja pranon ne fryme autokritike akuzat e bera ndaj tij.

Ai u mundua te carmatoste akuzuesit.

Analiza e thelle shkencore qe beri shoku Enver ne fjalimet e tij te koheve te fundit dhe ne fjalimin e tij historik te 15 marsit mbi gjendjen e luftes kunder rrethimit imperialisto-revizionist te vendit tone dhe efektet e presionit te tij mbi ne me te cilat kam qene dhe jam plotesisht dakord si dhe sinteza qe u beri ne raportin qe mbajti ne kete mbledhje te plenumit per nje sere problemesh mbi thellimin e luftes ideologjike kunder shfaqjeve te huaja dhe qendrimeve liberale ndaj tyre perbejne nje burim te madh energjish per kalitjen dhe mprehjen e vigjilences revolucionare.

Megjithese jam nje kuader qe ne veprimtarine time kam gabuar rende duke devijuar drejt liberalizmit dhe modernizmit qe e vune ne dukje me te drejte si shoku Enver po ashtu edhe shoket e tjere qe diskutuan i shikoj drejt masat e rrepta qe duhen marre ndaj meje. Besoj se me jepet e drejta te shpreh ne kete plenum vleresimin qe i ben gjithe populli gjithe partia ketyre dokumenteve me rendesi historike per fatet e atdheut te socializmit dhe te revolucionit ne vendin tone. Keto dokumente i ka mbajtur dhe i mban ne duart e celikta partia e cila me principalitet te larte komunist ka likuiduar cdo deviator te djathte apo te majte per interesat e larta te revolucionit te partise e te popullit ashtu sic po vepron me te drejte ne kete plenum kunder meje e kunder Fadil Pacramit. Une kete e them me ndergjegje te thelle me bindje te plote per gabimet dhe fajet shume te renda ne shkeljen e vijes se partise.

Ne vazhdim ai vlereson ndeshkimin qe i eshte dhene deri ne ate dite

Duke u munduar te nxjerr mesime sa me konstruktive nga fjalimet e shokut Enver dhe duke ndjere pulsin e partise dhe te masave reagimin e tyre ne nje atmosfere te vertete revolucionare them se e ndjej thelle pergjegjesine e rende qe mbaj per demet e medha qe i kam shkaktuar punes se partise duke devijuar nga vija e saj gjithmone e drejte.

Per gabimet e mia te renda per prirjet liberale e moderniste une me te drejte u shkarkova nga pergjegjesia qe mbaja dhe u dergova ne rrethin e Lezhes qe te punoj me afer klases punetore ne ndertim. Te ndjej pulsin e saj te njoh me mire jeten e te kuptoj me cfare perpjekje e mundime punon ajo nen udheheqjen e partise qe djersit lodhet por qe populli eshte i bindur plotesisht ne drejtesine e vijes se saj. Kete mase qe mori me shume te drejte partia ndaj meje une e kam konsideruar dhe e konsideroj me vend mjet efektiv per kalitje dhe korrigjim dhe besoj se do te gjej forca te mjaftueshme ne veten time qe ta bej kete sa kohe qe asgje sme ndan nga partia ne gjirin e se ciles u rrita dhe u edukova per 31 vjet rresht por qe ne fakt gabova ne pune e siper.

. . .

Ne pune bashke me ndertuesit dhe me ndergjegje te paster kam vene te gjitha forcat e mia ne menyre qe te kuptoj dhe te realizoj gabimet ti shoh ato me sy autokritik dhe te jap kontributin tim ne realizimin e planit te shtetit. Ky eshte nje qellim nje permbajtje e jetes sime dhe une them se do ta bej kete gje patjeter.

Me tej fjala e Lubonjes nepermjet notave diplomatike le te kuptoje se gjithcka qe ka te beje me te eshte rezultat vetem i rastesise

Per nje kohe te gjate kam punuar ne fronte te rendesishme te propagandes se partise qe do te thote se udheheqja e partise ka pasur gjithmone besim tek une dhe me ka besuar vende me pergjegjesi. Te them te drejten dhe te jem i sinqerte po ju them se kudo jam perpjekur te kontribuoj per realizimin e vijes se drejte te partise dhe mesimeve te shokut Enver te cilat i kam konsideruar kurdohere te drejta.

Por nen driten e fjalimeve te koheve te fundit qe ka mbajtur shoku Enver nen driten edhe te raportit qe mbajti ketu duke u munduar te analizoj devijimet e mia oportuniste te djathta gabimet dhe dobesite e punes sime verej me ndergjegje se ne luften kunder ndikimeve borgjezo-revizioniste nuk jam treguar konsekuent me gjithe ndihmen e madhe qe me ka dhene here pas here partia. Keshtu duke luftuar kunder rutines dhe shfaqjeve konservatore pavaresisht se ne parim e kam konsideruar te drejte domosdoshmerine e luftes ne dy krahet ne asnje rast une nuk kam shprehur nje mendim te ndryshem po pavaresisht nga kjo si nga forca goditese ashtu edhe nga vleresimi ne planin ideologjik ne bilancin e veprimtarise sime verej se kam treguar devijacione te djathta oportuniste liberale moderniste dhe me konkluzionin definicionin qe jepet ne raportin e shokut Enver dhe ne kritikat qe ben shoku Hysni shoku Ramiz dhe shoket e tjere une jam plotesisht dakord. Une kam bere dhe nje gabim te madh e te rende qe ne momentin e duhur ne organizaten e partise nuk kam mbajtur qendrim autokritik shprehje kjo e egoizmit tim mikroborgjez e te tjera me radhe.

Mundohet te beje analiza konkrete mbi akuzat qe i jane bere nga Enver Hoxha

Ne momente te tilla me te drejte na meson partia ti grumbullojme gjerat dhe ti analizojme gabimet per nje periudhe te gjate kohe. Mundet te kem edhe gabime te tjera por une desha te permend ato qe jane me kryesoret. Ne vitin 1964 une jam kritikuar per ndryshime ne disa numra ne faqosjen e gazetes Zeri i popullit ndryshim i cili sic e kam analizuar akoma me thelle tani nuk ishte gje tjeter vetem nje imitim i faqosjes se gazetave te huaja nje prirje liberale nje prirje drejt te huajes kopjim i se huajes. Jam kritikuar gjithashtu me 1967 personalisht nga shoku Enver per pasqyrimin me vonese te jehones se fjalimit te tij te 6 shkurtit gje qe reflekton mungese mprehtesie politike. Jam kritikuar gjithashtu me vone se nuk kam gjykuar drejt dramen Njollat e murrme te Minush Jeros e cila shtremberonte realitetin tone. Keto kritika sa te ashpra aq edhe te drejta ne momentin e duhur i kam pranuar dhe jam munduar te reflektoj mbi to. Trajtimi qe me eshte bere nga udheheqja e partise per keto gabime ka qene me se i drejte me se dashamires. Nuk ka se si ti dilet nga borxhi nje kuadri qe gabon me shume sesa kaq. Keshtu e kam konsideruar dhe e konsideroj trajtimin qe me eshte bere. Por gabimi i rende tjeter i fundit Festivali i 11-te i Kenges ne RTV ku lejova nje muzike coroditese larg nga tabani kombetar tregoi se prirjet e mia drejt liberalizmit dhe modernizmit kane qendruar ne subkoshiencen time pa u shkulur nga rrenjet sepse nuk i kam luftuar si duhet e pa nderprerje tregoi se nuk kisha nxjerre mesimet dhe konkluzionet e duhura nga kritikat e drejta qe me kish bere partia.

. . .

Keto qendrime oportuniste te njeanshme e ndikime nga sa kam mundur ti analizoj dhe te reflektoj mbi to jane bazuar te ndjenja e vetekenaqesise mikroborgjeze dhe intelektualizmi te cilat me kane cuar deri ne humbjen e vigjilences politike dhe ideologjike duke mos mbajtur parasysh ne cdo moment kushtet e luftes se partise dhe te popullit tone te angazhuar per nje kohe te gjate dhemb per dhemb me imperializmin dhe revizionizmin me manovrat e tyre te sterholluara e djallezore te cilat kane pasur dhe kane si synim coroditjen e mendjeve te njerezve te rinise e te kuadrove turbullimin e gjendjes shpirterore degjenerimin dhe permbysjen e rendit tone socialist. Une e kuptoj thellesisht se keto prirjet liberale oportuniste nuk te cojne gjetke vetem ketu te degjenerimi revizionist dekadent borgjez.

Devijimet drejt liberalizmit dhe modernizmit ne disa programe te muzikes se lehte ne RTV gjate kohes qe une punova atje zgjedhja pa kriter e muzikes se lehte te huaj dhe shfaqjet e huaja ne Festivalin e 11-te reflektuan faktin se une minimizova rrezikun e ndikimeve te huaja te agresionit te eger ideologjik imperialisto-revizionist i cili po te mos ishte luftuar me ate force goditese sic po luftohet tani nga pasojat do te ishte akoma me i demshem me i rrezikshem. E shoh qarte tani se hezitimet qe kam pasur per te bere kete lufte reflektojne moskuptimin ne themel te rrezikshmerise reale te ndikimeve dekadente borgjezo-revizioniste.

Me imtesi Lubonja prek edhe temen e Festivalit te 11-te

Ne muziken e lehte sidomos vitet e fundit sic u duk ne menyre te theksuar ne Festivalin e 11-te si rrjedhim i ndikimeve te huaja pati shartime te shemtuara shfaqje te maskuara e te hapura reminishenca te huaja te cilat u perligjen me teorizime se keshtu i pelqen rinia por qe ne fakt nuk ishin gje tjeter vecse shijet e disa shokeve e qe ne te vertete binin ndesh me shijet e kerkesat e verteta te masave te rinise binin ndesh me kerkesat e kohes me edukimin e vertete revolucionar te masave. Duke aprovuar nje muzike te tille une nuk bera gje tjeter vecse u solidarizova me keta tipa snobe per shkak te prirjeve te mia liberale e moderniste. E them me sinqeritet se nuk me takon mua te gjykoj mbi kete ceshtje po vetem mund te them se ne kete menyre une cova uje ne mullirin e armiqve te klases.

Shoku Mehmet Shehu

Uje ne mullirin e armikut con ai qe nuk eshte i ndergjegjshem por qe i pelcet koburja ne brez dhe vete ujet ne mullirin e armikut.

Todi Lubonja

Ndoshta une jam sipas gjykimi tim nje nga ata qe me plasi koburja ne brez shoku Mehmet prandaj e shoh qe nuk me takon mua te jap nje gjykim mbi kete ceshtje.

Renien nen presionin e ketyre krijimeve si dhe luften e percipte qe ne disa raste u kam bere disa shfaqjeve te huaja ne disa emisione televizive tregojne se nuk i kam pare nen prizmin klasor keto probleme nuk kam peshuar drejt rrezikshmerine e ketyre shfaqjeve dhe demin e madh qe i sjellin ato edukimit te masave si forma e mjete te rrezikshme te depertimit te ideologjise borgjezo-revizioniste shfaqje keto te cilat ne menyre te paevitueshme po qe se nuk luftohen te cojne ne krijimin e nje atmosfere euforie te cojne ne rrugen e degjenerimit borgjezo-revizionist.

. . .

Keto leshime qe une kam bere dhe keto shfaqje liberale moderniste reflektojne shikimin me syrin e liberalit te kerkesave te rinise kerkesa te cilat nuk jane ne fakt te sajat dhe shprehin ndikimin e presionit te huaj qe ushtrohet vazhdimisht ne te gjitha fushat e sidomos ne ato te letersise artit muzikes kultures sone kombetare ne pergjithesi ndikim i cili ku me pak e ku me shume eshte ndjere kudo eshte ndjere edhe ne RTV ku une mbaja pergjegjesine kryesore.

Ndikimeve te huaja dhe shfaqjeve liberale nen presionin e te cilave kam rene edhe une u kane hapur rrugen teorizimet sic u shpjegua gjate e gjere ketu mbi traditen dhe novatorizmin. Megjithese partia dhe shoku Enver i kane vene pikat disa here mbi kete ceshtje parimore te rendesishme duket qe ka pasur keqkuptime e konfuzion qe eshte thelluar edhe nga perkrahja e asaj qe nuk ka asgje te perbashket me novatoren por eshte fallto qe nuk bazohet ne traditen dhe nuk e pasuron ate. Po te mos kishin gjetur tek une drejtuesi kryesor i RTV predispozicionin per ate lloj muzike apo ate platforme regjisoriale qe paraqiten drejtuesit e Festivalit te 11-te kjo shfaqje me ndikime te huaja nuk do te kishte dale. Ne vend qe te ngrinim para krijuesve problemet e mprehta qe dalin mbi thellimin e njohjes se tradites dhe muzikes sone te pasur popullore dhe ne pergjithesi te karakterit te kesaj muzike ne e trumbetuam me mendjelehtesi si nje sukses kete festival qe me te drejte partia dhe masat e kritikuan dhe e denuan si te demshem dhe te huaj per ne. Renia nen keto ndikime flet qarte mbi njohjen e percipte te teorise te estetikes marksiste te mesimeve te shokut Enver mbi keto ceshtje te nderlikuara mosthellim ne esencen e luftes se klasave ne fushen e artit te inkuadruar ne luften e gjithanshme ideopolitike qe ben partia ne kushtet e bllokades imperialisto-revizioniste. Si ish-punonjes i propagandes ndjej pergjegjesine time te rende shume te rende per vleresimet dhe gjykimet e gabuara qe kam dhene per ato vepra dhe aktivitete me ndikime te huaja.

...........................

Leshimeve liberale ne RTV ne Festivalin e 11-te iu celi rrugen edhe metoda e gabuar qe u ndoq nga une mbi gjykimin e krijimeve vetem brendaperbrenda nje grupi specialistesh diskutimi ne nje rreth te mbyllur duke u nisur nga fakti qe mbi keto ceshtje ka njerez kompetente qe gjykojne. U shkel keshtu rruga e konsultimit me Ministrine e Arsimit dhe te Kultures dhe aparatin e Komitetit Qendror dhe nuk u be ky aktivitet i rendesishem artistik objekt i nje debati te gjere ideoartistik gje qe reflekton subjektivizem dhe mendjemadhesi dhe aq me keq u menjanua roli i organizates baze te partise gje e cila pavaresisht nga praktikat e ndjekura me pare mua nuk me lejohej ta beja.

Duke nenvleftesuar rrezikshmerine e shfaqjeve te modes se huaj e cila vitet e fundit pati nje perhapje me te gjere mbaj pergjegjesi te rende se per shkak te koncepteve liberale nuk jam kundervene me force dhe nuk kam ushtruar kontroll rigoroz ne TV dhe si rezultat ka patur raste qe ne emisionet televizive te dalin njerez me baseta te gjata dhe pantallona te gjera gje qe ka influencuar per keq ne edukimin e rinise. Kete lufte nuk e kam bere me rezultat as ne zyre as ne shtepi ku nje nga djemte e mi ka patur shfaqje te tilla.

Ne politiken e kuadrit kam patur raste qe kam bere gjykime dhe vleresime subjektive te gabuara kam mbivleresuar aftesite profesionale te disa njerezve sic ishte rasti i Mihallaq Luarasit i cili hartoi platformen regjisoriale te Festivalit te 11-te pa vene re lekundjet e tij ne ceshtjet ideoestetike qe jane shfaqur ne Njollat e murrme e ne ndonje rast tjeter. Subjektivizmi im eshte shfaqur edhe ne gjykimin e karakteristikes se shokut Klimi Misja gje qe coi ne shkeljen e normave te partise. Keto dhe ndonje rast tjeter e ndjej se jane shprehje te mungeses se vigjilences dhe refleks i koncepteve te gabuara liberale.

Me shume te drejte partia dhe shoku Enver ngriten edhe nje here me force luften kunder indiferentizmit dhe nevojen e forcimit te disiplines proletare ne pune. Une e ndjej se nuk kam luftuar me forcen e duhur per nje disipline te rrepte ne pune ne RTV. Jo vetem kaq por duke folur per disipline te ndergjegjshme dhe pune krijuese duke vene theksin ne keto dhe ne zhvillimin e vetiniciatives kam neglizhuar anen tjeter te problemit forcimin edhe te disiplines formale forcimin e kontrollit mbi punen e vartesve. Si rrjedhim ka patur thyerje te disiplines puna edukative e domosdoshme nuk eshte kombinuar edhe me masa organizative dhe disiplinore administrative. Koncepti im mbi punen e gazetareve duket se nuk ka qene i drejte. Kam menduar se puna e tyre nuk njeh orar zyrtar por ne fakt kur mungon ndergjegjja kontrolli ne pune vjen shthurja krijimtaria i nenshtrohet spontanitetit vijne crregullimet dhe indisiplinimet.

Qe te jem i sinqerte gjate kohes qe jam me pune ne rrethin e Lezhes jam munduar te reflektoj mbi devijimet e mija por nuk kam arritur ne konkluzionet qe shume shoke kane arritur me te drejte te cilesojne veprimtarine time. Me keqardhje nen driten e kritikave te ashpra dhe njekohesisht te drejta e shoh poziten time per nga demet dhe pasojat ne nje drite tjeter.

Fjalet i shoh te teperta. Masen per perjashtimin tim nga radhet e Komitetit Qendror te Partise e shoh me vend mbasi bagazhi i gabimeve dhe devijimeve te mija eshte i rende. Me vend e shikoj gjithashtu masen kunder devijimeve liberale oportuniste antiparti te Fadil Pacramit. Por mendoj te me jepet mundesia te militoj ne radhet e partise se ciles me te mirat e te keqijat i kam kushtuar jeten time pa te cilen jeta ime do te humbiste kuptimin dhe permbajtjen e saj.

Lufta kunder imperializmit dhe revizionizmit kunder ndikimeve te huaja ka per te qene e gjate. Beteja te reja do te vijne. Ne keto beteja do ta kem per nder te militoje per mesimet e partise e te shokut Enver kunder armiqve te betuar te partise atdheut socializmit revolucionit po te jete nevoja edhe me jeten time. Kjo eshte kerkesa ime e pare qe i bej partise gjate 31 vjeteve te jetes sime ne parti dhe them te jete e fundit qe i bej plenumit dhe shokut Enver kerkesa ime per te jetuar dhe per te vdekur komunist. Me te gjitha kritikat e tjera jam dakord.

Reagimi i Lubonjes Dua te vdes komunist

Vete Todi Lubonja ka pare nje agresivitet jo te zakonshem te shokeve te tij madje edhe nga ata qe i quante miq te afert. Ai ishte nder te paret qe po goditej nga udheheqja e larte. Ne plenumin e bere enkas per te ai ndoqi nje taktike ndryshe nga koleget e tij te cilet me vone do te pesonin te njejtin fat. Kur ka marre fjalen me tone teper te larta dhe me nje fjalor te prere ai ka pranuar te gjitha akuzat qe i kane adresuar. Me mjeshteri te rralle here pas here gjente rastin per te treguar se ishte dakord me sa thuhej per te pavaresisht se ai ishte gjithnje i predispozuar per te miren e Partise dhe per te zbatuar mesimet e Enverit. Ne retorikat e tij te vazhdueshme ai mundohej te kritikonte veten me shume sesa e kritikonin shoket e tjere. Kjo te linte te kuptoje se gjithcka qe kishte ndodhur kishte qene e paqellimshme. Ne fund i ka kerkuar Enver Hoxhes me te pakten te lejohej te vdiste komunist.

Todi Lubonja vdiq ne moshen 83-vjecare

Ne daten 19 nentor 2005 ka pushuar se rrahuri zemra e njeriut te letrave 83-vjecarit Todi Lubonjes. Todi Lubonja emri i te cilit ka hyre fuqishem ne historine e Shqiperise komuniste eshte njohur si njeriu qe u be simbol i goditjeve politike te Enver Hoxhes ne fushen e artit dhe te kultures. Ishte pikerisht plenumi IV i Komitetit Qendror te Partise se Punes qe u mbajt ne qershor te vitit 1973 ai qe kryqezoi me dore te hekurt figuren e Todi Lubonjes i cili ne ate kohe ne moshen 50-vjecare drejtonte organin me te rendesishem te shtetit pikerisht ate te Radiotelevizionit Shqiptar. Ajo suferine qe shkaterroi jeten e intelektualit te njohur e pati shkendijen gjashte muaj para se te zhvillohej ai plenum i llahtarshem pikerisht ne 22-24 dhjetor 1972 kur u zhvillua Festivali i 11-te i kenges ne Radiotelevizion te cilin Enver Hoxha e denoi ne menyren me urgjente nga Vlora ku ai ndodhej per te pushuar. Pas gjithe atyre furtunave te tmerrshme te tipit komunist fundi i 50-vjecarit Lubonja do te ishte vetem burgu i Burrelit. Te njejtin fat pati edhe i biri i tij publicisti dhe analisti i njohur Fatos Lubonja. Liria e tyre u sigurua vetem pas viteve lsquo90 kur ne Shqiperi fryne ererat e demokracise. Todi Lubonjes pasi doli nga burgu rikrijoi lidhjet me shoket e tij te hershem Ramiz Aline dhe Agim Meron ne pranine e te cileve ai pinte kafen e perditshme. Gjithsesi jeta e tij e cila fatkeqesisht ishte e mbushur vetem me vuajtje dhe sakrifica te panumerta u mbyll pikerisht ne nentorin e vitit 2005 pikerisht ne sallen e reaminacionit te spitalit te neurologjise ku u ishte nenshtruar mjekimeve intensive pas nje ishemie cerebrale qe kishte pesuar dy jave para vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›