E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP: Prokuroria mbylli dosjet ndaj 3 zyrtarëve të lartë

TIRANE- Kreu i Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë Adriatik Llalla akuzoi sot Prokurorinë se punon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar ndaj kërkesave për ndjekje penale ndaj zyratarëve me konflikt interesi dhe që kanë fshehur pasurinë.

Llalla ka paraqitur sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve raportin për vitin 2009 të institucionit.
Sipas tij prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore ndaj tre zyrtareve të cilët fshehën pasurinë në shuma që kapin shifra 300-800 mije euro.

Llala nuk ka përmendur emra konkretë por ka thënë se bëhet fjalë për një zyrtar të Kuvendit, një prokuror dhe një ambasador, ndaj të cilëve prokuroria i ka mbyllur cështjen.

“Prokuroria punon me dy standarde: për zyrtarë lokalë ajo punon seriozisht dhe për zyrtarë të lartë pushon cështjet” ka deklaruar Llalla para deputetëve anëtar të Komisionit të Ligjeve.

Më tej kreu i ILDKP-së akuzoi dhe dy punonjës lokalë, një në bashkinë e Tiranës dhe një anëtar të KKRT në këtë bashki, të cilët sipas tij kanë konflikt interesi në dhënien e lejeve të ndërtimit. Për 2009-tën kreu i ILDKP-së tha se institucioni që ai drejton ka cuar për ndjekje penale 16 zyrtarë. Sipas tij kjo është një shifër më e ulët krahasuar me 2008-tën. 37 zyrtarë të tjerë janë gjobitur nga ILDKP-ja për konflikt interesi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›