E Diel, 1 Nëntor 2026

Pitela takon Ramen: Gjeni zgjidhje per te qetesuar krizen

TIRANE-  Partia Socialiste merr mbështetjen nga zv presidenti i Parlamentit Europian, Xhovani Pitela në betejën e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Edi Rama ka pritur Pitelën në dy takime të zhvilluara sot paradite; herë si kryetar i bashkisë së kryeqytetit në ambientet e bashkisë së Tiranës, dhe herën e dytë në selinë rozë, si kryetar i PS-së.

Përtej vlerësimit të këtyre dy takimeve si ”mjaft të ngrohta dhe miqësore” Xhovani Pitela ka përcjellë mesazhin e Parlamentit Europian, që ishte dhe qëllimi kryesor i vizitës së tij zyrtare në Tiranë: “Gjeni zgjidhje të ndërmjetme për të qetësuar krizën politike dhe bëni transparencë të zgjedhjeve.

“I gjithë procesi për integrimin e BE sheh të nevojshme zbutjen e krizës politike në Shqipëri.... Duhet të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për të qetësuar krizën politike në Shqipëri. Ky ishte impenjimi im. Kjo do të jetë puna ime dhe mesazhi im që kam dhënë këto ditë në takimet që kam zhvilluar mes liderëve të partive dhe krerëve të institucioneve shtetërore”- theksoi zoti Pitela gjatë konferencës së përbashkët me kryesocialistin Edi Rama.

Pitela e cilësoi të ligjshme, të drejtë dhe normale kërkesën e PS për transparencën e zgjedhjeve si një “parim i shenjtë” dhe që siguron besimin në zgjedhjet a ardhshme por nenvizoi i se "beteja  politike behet ne Parlament".
Në ndërhyrjen e tij Rama tha se qëndrimi i PS-së është bërë i qartë dhe tek ndërkombëtarët.
“Qëndrimi ynë është i palëkundur. “Hapja e kutive është një proces i patjetërsueshëm. Zgjidhja unilaterale e të premtes në mbyllje të debatit nuk ka zhgjidhur krizën, por e ka thelluar krizën institucionale duke përshkallëzuar dhe në krizën ekonomike.”- deklaroi lideri i PS-se duke shtuar se ky muaj është muaji i protestave.
Pitela: Shpejtim te heqjes se vizave
Gjatë konferencës zv presidenti i PE-së shprehu gadishmërinë për ti dhënë mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave si dhe në integrimin e saj në BE.
Pitela vlerësoi Ramën një mik të ngushtë për Partinë Socialiste Europaine dhe për interesin që ka shprehur për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
“Në cilësinë e zv presidentit të PE-së, kam diskutuar për të cuar para dy cështjet e rëndësishme që janë vizat dhe integrimi në BE. Menjëherë sapo të shkoj do të takoj komisioneren Mastron, së cilës do i kërkoj nevojën për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave” .

Nga ana e tij Rama dha se kanë ndarë bashkarisht urimin që heqja e vizave të ndodhte brenda muajit korrik.
Kriza ekonomike
Xhovani Pitela paralajmëron Shqipërinë për “kohë të vështira” ekonomike sociale. Pasi ka zhvilluar bisedën me kryetarin socialist, i cili nga ana e tij ka informuar “për gjëndjen e rëndë ekonomike të vendit”, Pitela tha se “ndante shqetësimin me Ramën për krizën ekonomike dhe sociale që rrezikon Shqipërinë” dhe paralajmëroi kohë të vështira.
“Cikloni që erdhi nga SHBA e që tronditi Europën akoma nuk ka ulur shpetjësisnë e tij. Duhet të përgatitemi për kohë të vështira për krizën ekonomike dhe sociale” .

Xhovani Paolo ndodhet që prej ditës së djeshme për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij ai ka zhvilluar takim me presidentin e Republikës Bamir Topi, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli si dhe me përfaqësues të opozitës. Gjatë takimeve Pitela ka bërë të qartë se duhet dialog politik mes palëve. Ai ka garantuar investimin personal për liberalizimin e vizave.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›