E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PS nis sot protestat, e para në Lushnjë

TIRANE-Selia rozë ka deklaruar se nga sot do të nisë protestat në vend për krizën në vend dhe transparencën e zgjedhjeve. PS në një deklarim për mediat bënë të ditur se do të nisin protestën e parë nga Lushnja sot në orën 19:00 dhe në ditët e tjera do ti shtrijnë ato në gjithë vendin. Protesta do të kenë parësore kërkesat për hapjen e kutive në kuadër të transparencës së plotë të zgjedhjeve si dhe për krizën që sipas selisë rozë nuk është vetëm politike, por ka zaptuar vendin në të gjitha fushat.
Protesta do të drejtohet nga deputetët socialistë të Lushnjës, aleatë të PS dhe pritet të mbështetet nga shumë qytetarë të Lushnjës.
Vendimi për rinisjen e protestave u mor në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në ëktë mbledhje Edi Rama tha se synimi i protestave do të jenë hapja e kutive dhe largimi i qeverisë Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›