E Diel, 1 Nëntor 2026

Një “ishull” i ri prej mbeturinash në Atlantik

Edhe në oqeanin Atlantik ashtu si në atë Paqësor ekziston mbretëria e mbeturinave që pluskojnë të pavarura. Kështu deklaroi Kara Lavender Law, një oqeaniste e Shoqatës së Edukimit për Oqeanet gjatë një seminari të organizuar nga Bashkimi i Gjeofizistëve Amerikanë.

«Ishulli i mbeturinave ndodhet në një hapësirë që është përafërisht e basabartë me Detin Sargassi”, tha Lavender. Sipas saj kjo zonë përshkruhet nga rrymat që kanë shpejtësi prej më pak se dy centimetra në sekondë. Kështu nga viti 1986 deri në vitin 2008 kemi mbledhur rreth 64.000 copa plastike që pluskonin në këtë zonë, tha ekspertja.
Nuk janë sqaruar ende dimensioned e këtij ishuilli, por sipas kërkueses amerikane bëhet fjalë për një fenomen të mbledhjes së mbetjeve plastike në një sipërfaqe prej 20.000 km2 që e bën kështu fenomenin më të famshëm të studiuar deri tani pas atij në Paqësor.

Të dyja mbetjet gjigante të mbeturinave janë formuar nga firbra plastike, polimeri që mund të lundrojnë dhe deri në 10 metra thellësi. Në realitet këto mbetje dyshohet se janë edhe më të mëdha.

Senimari theksoi se rreziku tani ekziston se mbetjet mund të afrohen pranë ishujve te Karaibeve, Amerikës së Jugut, pranë Kilit, Argjentinës dhe deri në Afrikën e Jugut.

Zakonisht këto mbetje janë të lokalizuara vetëm me anë të satelitëve, pasi shkencëtarët dhe peshkatarët nuk para i frekuentojnë zonat ku ndodhen aktuaalisht grumbujt e mbetjeve plastike.

Por pse ndodh gjithë kjo? Në botë prodhohen cdo vit gjithsej rreth 250 milionë tonelata me plastikë, dhe vetëm 5 % e tyre riciklohen.
E vetmja mënyrë për të ulur këto fenomene që tanimë gjenden në oqeane, sipas ekspertëve është është ripërdorimi i këtyre materialeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›