E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, hidhet poshtë kërkesa e Karaxhicit

HAGE- Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë nuk i ka lejuar Radovan Karaxhicit që të shtyjë gjykimin.

Karaxhic kishte kërkuar shtyrjen e procesit në mënyrë që të kishte më shumë kohë për tu përgatitur për mbrojtjen.

Gjykimi i Karaxhicit filloi para pesë muajsh, por ka qenë i pezulluar në pritje të vendimit rreth kërkesës së të akuzuarit.

Radovan Karaxhic përballet me 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid e krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë në vitet ’90-të.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›