PR me ekspertet e ODIHR-it Zgjedhje me kodin e 2007-s
Partia Republikane e gjykon si te domosdoshem dhe urgjent ndryshimin e Kodit Zgjedhor per ta sjelle ate ne standardet e zgjedhjeve te vitit 2007. Misioni vleresues i OSBE/ODIHR qe ndodhet ende ne Tirane ne nje takim me kreun e Partise Republikane eshte njohur me disa shqetesime te tij lidhur me zgjedhjet e 8 majit. Zoti Mediu ka cilesuar si te domosdoshem dhe si urgjente ndryshimin e Kodit Zgjedhor per ta sjelle ate ne standardet e procesit te 2007-s ku sipas tij asnje parti nuk shfaqi kundershtime per rezultatin. Sipas tij ndryshimet e bera ne 2008-n vetem krijojne probleme dhe perplasje mes perfaqesuesve lokale dhe per kete arsye ai theksoi nevojen e nderhyrjeve te reja ne kod dhe se pozita dhe opozita duhet te lene menjane mosmarreveshjet. Kreu republikan ka cilesuar nje anomali qe duhet te korrigjohet kufizimin e numrit te vezhguesve dhe numeruesve te votave qe Kodi Zgjedhor parashikon per partite e vogla. Z. Mediu u ka percjelle eksperteve te OSBE/ODIHR-it edhe shqetesimin per financimin e partive gjate fushates ku sipas tij fondet e medha qe marrin dy partite e medha krijojne crregullime ne futjen ne gare te partive si te barabarta. Ai kerkoi qe te merret ne konsiderate dhe koha televizive pasi jo rrallehere partite e vogla jane penalizuar.