ILDKP dosja e pasurise se Lulzim Bashes i fshihet dhe Presidentit

Mbi dosjen e deklarimit te pasurise se Lulzim Bashes eshte imponuar heshtja. Madje as Presidentit te Republikes nuk i vihet ne dispozicion informacioni mbi pasurine e Lulzim Bashes. Burime te besueshme bejne te ditur se pas publikimit te nje sere skandaleve mbi pasurine e Bashes vete Presidenti i Republikes ka kerkuar informacion por ky informacion nuk i eshte vene kurre ne dispozicion nga ILDKP-ja.
Argumentimi se dosja eshte nen verifikim eshte perdorur per ti mohuar te drejten e informimit kujtdo qe do te dije me shume per pasurine e Lulzim Bashes. Por ne fakt pervec te dhenave te deklaruara vullnetarisht nga Lulzim Basha mbi pasurine e tij dosja nuk permban ndonje te dhene apo ndonje dokument qe te mund te justifikoje pasurine prej miliona eurosh te Bashes. Prej me shume se dy vjetesh te gjitha procedurat e verifikimit te pasurise te politikanit demokrat jane pezulluar me urdher nga lart tashme dosja konsiderohet top sekret per cdo inspektor te ILDKP-se.
Verifikimet
Ne veren e vitit 2007 dy hetues Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Kontrollit te Pasurive e mbajten frymen ne Utrecht te Holandes. Per rreth nje jave ne lagjen mesjetare te qytetit inspektoret verifikuan dhe pane me syte e tyre shtepine dykateshe te Lulzim Bashes. Ne deklaraten e dorezuar me 30 mars te vitit 2007 Basha asokohe me funksion Minister i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit pervec te ardhurave te tjera kishte deklaruar dhe ekzistencen e baneses ne Utrecht. Verifikimi i kesaj banese te deklaruar ishte dhe misioni i inspektoreve te ILDKP-se.
Ata pyeten fotografuan e me pas materialet iu bashkengjiten dosjes se Lulzim Bashes. Ne fakt fotografite dhe disa deklarata te marra ne Utrecht jane te vetmet verifikime qe i jane bere ndonjehere pasurise se Lulzim Bashes. Inspektoret e ILDKP-se nuk kane guxuar te kerkojne qofte dhe nje dokument te rendomte per burimin e pasurise se Bashes procedure qe ndiqet rendom per cdo funksionar te larte te shtetit shqiptar.
Keshtu sa i perket shtepise ne dosje ekziston vetem deklarata vullnetare te Lulzim Bashes dhe asnje dokument per burimin e te ardhurave qe mundesuan blerjen e saj.
Madje nuk figurojne as kontratat e shitjes se asaj shtepie ne Holande mbi bazen e se ciles Lulzim Basha ne mars te vitit 2008 ka argumentuar te ardhurat prej 257.500 eurosh.
Ne baze te dokumenteve te siguruara nga Shekulli shtepia ne Holande eshte shitur pas dates 20 mars te vitit 2008 pra pas dites se deklarimit nga ana e Bashes por ILDKP-ja as qe ka guxuar te verifikoje keto deklarata pa u kujdesur te vendose ne dosje kontraten e shitjes. Ajo qe kane bere inspektoret e ILDKP-se eshte qe deklaraten e radhes se Lulzim Bashes ia kane bashkengjitur deklaratave paraardhese e me tej kane kycur dosjen ne duart e sigurta.
Dy deklarime te rreme te z. Basha
Gazeta Shekulli posedon kontraten e blerjes se shtepise ne Utrecht ne vitin 2001 dhe kontraten e shitjes se saj ne 2008-n. Dokumentet jane nga Zyra e Kadastres se qytetit Utrecht Holande. Krahasimi i dy kontratave holandeze me deklaratat e pasurise se ministrit nxjerr dy deklarime te rreme Shtepia nuk eshte blere aq sa eshte shkruar nga Basha ne deklaraten e pasurise ne tetor 2005. Kontrata e Kadastres holandeze thote qe shtepia eshte blere 450 mije gulden ndersa ne deklarimin e pasurise Basha ka shenuar 510 mije gulden.
Mbivleresime te pasurive gjejme edhe ne pjese te tjera te deklaratave te tij te pasurise. Nje tjeter deklarim i rreme eshte bere edhe per shitjen e shtepise te cilen Basha e ka deklaruar te shitur qe ne 20 mars te vitit 2008. Referuar kontrates shtepia eshte shitur ne prill 2008 por Basha e ka deklaruar te shitur qe ne deklaraten e pasurise per 2007-n madje me vleren e sakte te saj. Jo vetem ka shkelur nenin e ligjit mbi deklarimin e pasurise ku thuhet shprehimisht qe Deklarimi vjetor duhet te pasqyroje vetem ndryshimet ne gjendjen e pasurive per periudhen nga 1 janari deri ne 31 dhjetor te vitit paraardhes - por dyshimet ne kete rast jane te forta per te mbuluar me ane te ketij akti para ne llogari bankare qe nuk mund te justifikoheshin me te ardhurat e ligjshme.
Megjithese deklaratat e rreme te dhena nga Lulzim Basha perbejne veper penale sot e kesaj dite askush nuk eshte marre me verifikimin e kesaj pasurie por dosja eshte mbyllur ndersa inspektoret e ILDKP-se duhet te gjejne ndonje kryetar komune nga Kuci per ta kryqezuar si shkelesin me te madh te ligjit ne vend.
Shtepia u deklarua e shitur nje vit para se te shitej
Lulezim Basha ka deklaruar shitjen e shtepise se tij ne Holande ne deklarimin e pasurise per vitin 2007 dhe ka likuiduar kredine bankare ne shumen rreth 257 mije euro nderkohe qe dokumentet flasin se ai e ka shitur realisht shtepine ne vitin 2008. Pikerisht ne kohen qe Basha ka deklaruar se ka shitur shtepine ne Holande ne vitin 2007 Prokuroria e Pergjithshme e gjeti fajtor dhe ngriti padi penale kunder tij per shperdorimin per shkak te detyres se nje shume rreth 220 milione euro ne zbatimin e projektit te rruges Rreshen-Kalimash.
Sic mund te merret me mend ky eshte nje fakt i mjaftueshem per prokurorine qe te rihape dosjen e korrupsionit te rruges Rreshen-Kalimash ndersa eshte nje detyrim per Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive qe te hetoje pikerisht keto mosperputhje te origjines se eurove me te cilat Lulzim Basha ka shlyer kredine ne vitin 2007.
Gjobat shume te vogla per te trembur politikanet
Kreu i ILDKP Llalla kerkon sanksione me te forta
Zyrtare te ndryshem qe kane detyrimin ligjor per te deklaruar pasurite deklarojne prane institucionit tone se disponojne pasuri te tjera jashte territorit te Republikes se Shqiperise asete ne forma te ndryshme. Po ashtu prane institucionit tone vijne informacione te ndryshme nga media nga shoqeria civile dhe qytetare ne baze te te cilave krijohen dyshime se zyrtare te niveleve te ndryshme disponojne pasuri jashte territorit te Republikes se Shqiperise te deklaruara ose te padeklaruara prej tyre. Per verifikimin e ketyre deklarimeve dhe te njoftime qe na vijne nga keto burime informacioni eshte e nevojshme kryerja e verifikimeve jashte territorit te Republikes se Shqiperise.
Keto veprime paraqesin veshtiresi per tu kryer nga ana praktike per aresye sepse shtrihen ne territorin e disa shteteve dhe ILDKP nuk mund ta kryeje dot i vetem kete detyre. Per kete aresye iu kerkua mbeshtetje misionit policor te Bashkimit Europian PAMECA i cili vepron prej disa vitesh ne Shqiperi. Kjo kerkese e jona u mireprit nga misioni dhe gjeti mbeshtetjen e krereve te delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi.
Ne dyshojme se zyrtare te ndryshem pasurine e tyre e fshehin ne emer te personave te trete pra lidhje shoqerore familjare etj. Kodi Penal parashikon detyrim per deklarim pasurie te zyrtarit por ne rast se personat e lidhur me kete zyrtar nuk deklarojne pasurine ligji nuk parashikon sanksione ndaj tyre. Vitin e kaluar ishin disa raste te tilla qe u bene mediatike raste deputetesh ministrash kur persona te lidhur me ta nuk deklaruan interesat private ashtu sic neve u patem kerkuar. Mospasja e nje sanksioni ligjor ne Kodin Penal ndaj ketyre zyrtareve beri qe ata ti shpetojne pergjegjesise penale.
Kjo eshte nje nder pikat ku calon me teper kjo dispozite ligjore dhe per kete aresye kemi kerkuar amendimin e ligjit. Propozimi yne ka shkuar deri ne komisionin parlamentar te ligjeve eshte miratuar aty por nuk eshte miratuar ne parlamentin shqiptar sepse ndryshimet ne Kodin Penal kerkojne shumice te cilesuar votash te deputeteve.
Ligji aktual nuk parashikon sanksion fare per personat e lidhur. Duhen shtuar nene edhe per pesonat e lidhur. Ne kemi me dhjetera informacione qe na vijne nga qytetare te ndryshem ose nga verifikimet qe kryejme vete si ILDKP del se persona te lidhur me zyrtaret edhe pse ligji kerkon qe ata duhet te deklarojne pasurite nuk parashikon sanksione kur ata nuk deklarojne.
Ligji yne parashikon qe ne te tilla raste ne mund te aplikojme ndaj tyre shuma gjobash deri ne 2 mije dollare sic beme vitin e kaluar. Rastet e vitit te kaluar benin fjale edhe per nje ish-minister personi i lidhur me te cilin deklaronte se arriti brenda nje periudhe gjashtemujore fitime deri 4 milione euro. Ky person sipas ligjit mund te gjobitet vetem 2 mije dollare. Po keshtu kane qene edhe raste te tjera persona te lidhur me deputete qe jane bere publike vitin e kaluar.
Deklarata e Lulzim Bashes 2006 - 2009
Shtepi ne Utrecht Holande - Vlera 510 mije gulden / 231.500 euro shitur
Apartament ne Tirane - Vlera 205 mije USD / 171.700 euro
Apartament ne Durres - Vlera 33 mije euro
Apartament ne Tirane - Vlera 17.500 leke
Apartament ne Tirane - Vlera 62 mije USD/52 mije euro
Automjet Mercedes Benz - Vlera 72 mije euro
Pikture - Vlera 6500 euro
Ore dore - Vlera 5200 euro
Ore dore -Vlera 4500 euro
Unaze diamanti - Vlera 11.500 euro
Servis porcelani pjata - Vlera 6800 euro
Aksione ne NASDAQ - Vlera 18 mije USD/15 mije euro
Depozite bankare - Vlera 52 mije USD / 43.500 euro
Depozite bankare - Vlera 81 mije euro
Galeri foto
Faksimile e deklarates se pasurise se Lulzim Bashes