E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP gjobit 7 zyrtarë për vonesa në deklarimin e pasurisë

TIRANE- ILDKP gjobit 7 zyrtarë për vonesa në deklarimin e interesave të pasurisë. Ky insititucion ka gjobitur në shumën e 20 mijë lekë të reja, Ilda Bozdon me detyrë drejtoreshë në Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale. Dorjan Ducken me detyrë drejtor në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Alma Qamon me detyrë Këshilltare në Autoritetin e Mikqyrjes dhe Financës, Altin Kokallarin me detyre Zv drejtor në drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve, Sokol Seseri ish përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Përparim Jaku me detyrë përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Vasil Shandro ish regjistrues në zyrën e Lushnjës.

Këta zyrtarë nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara shprehimisht në ligj, për deklarimin e pasurisë brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës publike dhe brenda 15 ditëve nga largimi prej funksionit zyrtar. ILDKP rithekson qëndrimin se do të aplikojë masa administrative përkatëse edhe për çdo zyrtar që fillon punë për herë të parë në një funksion zyrtar deklarues, apo për subjektet që largohen nga detyra, dhe që nuk respektojnë detyrimin për deklarim në afatin e kërkuar ligjor.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›