E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët sërish në protestë përpara Kryeministrisë

TIRANE- Minatorët sërish në protestë përpara kryeministrisë. Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri akuzon qeverinë për mungesë vullneti për tu ulur në bisdeme rreth kërkesave të tyre që për bazë kanë statusin e minatorit, por dhe rritjen e kostos së jetes për shqiptarët.

“Ngritja e këtij grupi pune flet për mungesën totale të seriozitetit nga qeveria . Ashtiu sic ne i jemi drejtuar në mënyrë institucionale qeverisë ashtu edhe ajo duhet të na drejtohet ne. Megjithatë edhe kjo është një gjë e tejkaluar pasi ne e kemi thënë se nuk kërkojmë më bisedime me qeverinë por kërkojmë miratimin e menjëhershëm të kërkesave” thekosi Xibri.

Sipas kreut të sindikatës së minatorëve, qeveria ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të llogaritur dhe për të marrë në konsideratë kërkesat e minatorëve.

“Qeveria ka patur të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion , mund ta kishte llogaritur me qindra herë koston e kërkesave tona. Fakti që nuk e ka bërë këtë tregon që është mashtrimi dhe hipokrizia e radhës nga ana e qeverisë për të shtyrë në kohë zgjidhjen e kërkësave tona “ tha Xibri.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›