ILDKP hedh shortin, do hetohet pasuria e Imamit dhe Mediut
Share
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKP, hodhi sot shortin për zyrtarët, të cilëve do iu hetohet pasuria. Janë 192 të tillë, mes tyre edhe ministra.
Kështu, ILDKP do hetojë pasurinë e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe atij të Mjedisit, Fatmir Mediu, të dy të shumëpërfolur. Po ashtu do kontrollohet pasuria e deputetëve Igli Cara, Kreshnik Çipi, Ledina Aliolli, Fatos Beja, Qemal Minxhozi dhe Arben Malaj. Nën hetim do jetë edhe LSI-sti shumëfunksional Besjan Pesha si dhe Klement Zguri i KQZ-së.
ILDKP ka kohë që është ngritur dhe që hedh short për të hetuar zyrtarët e lartë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat të dukshëm.