E Diel, 1 Nëntor 2026

ILKPD: Ndjekje penale për zyrtarët, nuk deklaruan pasuritë

TIRANE- Një Drejtor Drejtorie dhe një Kryetar Komune janë kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për “deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”. Kujtim Hashorva, zyrtar në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe Ymer Marku, drejtues i komunës Bërxull, Tiranë, nuk kanë arritur të justifikojnë burimin e krijimit të pasurive të tyre. Nga kontrolli i kryer për vërtetimin e saktësisë së vetëdeklarimit të subjektit Kujtim Hashorva, rezultoi se zyrtari nuk kishte deklaruar: Një dyqan 240m² me vlerë 360 mijë euro; Një kredi të marrë në nje bankë në shumën 25 milion lekë, si dhe llogari bankare në emër të tij, në vlerën totale 690 mijë lekë dhe 4000 uro.

Nga analiza e deklarimeve të tij vjetore, ILDKP konstaton se vlera e detyrimeve të shlyera dhe asetet e krijuara, nuk mbulohen me të ardhurat e tij.
Për këto arsye, ILDKP ka kërkuar fillimin e procedimit penal për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike”. Inspektorati i Lartë ka kërkuar nisjen e procedimit penal edhe për Ymer Markn kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Marku ka bere deklarim te rreme per nje bar bar-Restorant ne Domje, vlera e deklaruar nga subjekti është 5.milion lekë të rinj, kurse në raportin e vlerësimit prona është vlerësuar 12.5 milion lekë. Kreu i komunës ka mashtruar edhe për vlerën e një automjeti dhe tre depozita bankare. Pra kreu i komunës nuk ka justifkuar pasuritë që kapin shifra 22.6 milion lekë të rinj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›