Vrasja në Kamëz, policia zbardh detaje për News 24
TIRANë- Burime nga policia e Tiranës pohuan sot për News 24 se Ahmet Bardhoshi viktima e krimit në Kamëz dyshohet të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij. Të njëjtat burime i thanë News 24 se në ambientet e policisë së Tiranës janë shoqëruar shumë persona mes të cilëve familjarë dhe nga rrethi shoqëror i viktimës që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë të dy netëv më parë.
Policia mësohet se ka idenitifkuar edhe një bashkëpunëtor të Bardhoshit 32- vjeçar, dhe që mund të jetë pjesëmarrës në krim, ndërsa ai nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të kryer nga uniformat blu. Pavarësisht se të gjitha të provat dhe faktet e siguruara nga policia sipas burimeve flisnin për një vrasje të kryer nga bashkëpunëtori i tij, zyrtarisht policia është rezervuar të dalë zyrtarisht me këtë version.
Ndërkaq ndaj bashkëpunëtorit të Bardhoshit, të shpallur në kërkim tashmë, policia ka ngritur akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të 3 punonjësve të policisë, armëmbajtjes pa leje si dhe vrasjes aksidentale të shokut të tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)