E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Basha: Situata dimanike, ushtria në gadishmëri

SHKODER- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli mbledhin Shtabin e Emergjencave në prefekturen e Shkodrës për të monitoruar situatën e cila vlerësohet si “dinamike”.

Ministri Basha thotë se për momentin nuk ka sinjalizim për rrezik por situata duhet të monitorohet orë pas ore për të qenë në gjendje për ta përballuar atë me efikasitet të plotë

“Nuk kemi sinjalizime për një rrezik të menjëhershëm të një pjese tjetër të zonës. Situata është shumë dinamike. Varet nga një mori faktorësh sic është temperatura, prurjet nga sistemet hidrike brenda dhe jashtë Shqipërisë qofshin ato që ushqejnë Drinin nga Maqedonia qofshin ato që ushqejnë liqenin e Shkodrës nga Mali i Zi apo lumejtë e tjerë. Që ne të jemi në gjendje të përballojmë situatën me efikasitet të plotë është e domosdoshme që të monitorojmë hap pas hapi orë pas ore cdo ndryshim të situatës duke bërë dhe transparencën e plotë para publikut.”- deklaroi ministri i Brendshëm menjeherë pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave.

Ministria e Brendshme urdhëron vënien në gadishmëri të ushtrisë si dhe deklaron se të gjithë gjithë institucionet e agjencitë që kanë bashkëvepurar për të monitoruar situatën e përmbytjeve të fillim janarit, janë tirrur për të patur vëmendjen e tyre të plotë të kësaj situate në zhvillim.

Ministri Basha thekson se për momentin situata nuk është alarmante, ndërsa institucioneve përkatëse i janë dhënë të gjitha udhëzimet për të monitoruar situatën hap pas hapi.

Basha nuk ka përjashtuar dhe vendimin për evakuimin e banorëve nëse situata do të përkeqësohet por shpreson që situata të mbahet nën kontroll.
“ Pas vlerësimit të situatës do të merren të gjitha vendimit. Nuk përjashtëohen asnjë vendim në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Ka një përvojë të fituar, shpresojmë që niveli i prurjeve të jetë nën kontroll. E përsëris që situata është nën kontroll, por jemi të përgatitur për të përshkallëzuar procesin e evakuimit nëse kjo është e nevojshme.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›