Klodi”Big brother” - Si arriti të prekë Mediasetin djali nga Shqipëria, në programin e Maria De Filipit
Ai është i veçantë dhe ka mjaftuar një javë për ta kuptuar këtë fakt. Klodian çela, edhe pse u fut në “Big Brother” mbas tre javësh, arriti të gjejë mekanizmat e duhur për të qenë protagonist brenda shtëpisë. Dhe menjëherë ka lindur kurioziteti për të mësuar më shumë për jetën e tij para se të futej në kompeticion.
Miqtë e tij na tregojnë se Klodi është një djalë shumë i shkathët dhe e ka çarë jetën jo pa vështirësi. Si çdo i ri edhe ai ëndërronte perëndimin dhe arriti ta prekë atë rreth 18 vite më parë, kur ishte akoma adoleshent. Me një fëmijëri të vështirë, ai e kuptoi menjëherë se për të bërë jetën që ëndërronte duhej të punonte shumë. Dhe sot pas kaq vitesh mund të thuhet se ia ka dalë si pak bashkëkombas të tij që kanë emigruar larg. Ka preferuar të bëjë punë që janë brenda natyrës së tij duke tentuar që të jetë sa më afër artit, në mënyrë që puna mos të ishte vetëm lodhje por edhe qejf. Në Itali u shpëngulën edhe vëllezërit dhe motrat e tij, ndërkohë që gjithsecili arriti të gjejë rrugën e vet, por botën e artit, madje edhe atë të televizionit, arriti ta prekë vetëm Klodi.
Menaxheri i shkollës së Kledi kadiut
Të gjithë u surprizuan kur panë balerinin e njohur Kledi Kadiu, teksa fliste për Klodin në klipin e prezantimit. Në fakt lidhja me të është e hershme dhe vijon të jetë e fortë edhe pas kaq vitesh. Klodi ka qenë menaxher e njërës prej shkollave të baletit që Kledi ka hapur në Itali, një biznes që po i ecën shumë mirë. Kjo ka bërë që lidhja mes tyre të forcohet pasi Kledi ka parë te Klodi një djalë që punon fort dhe e dashuron artin. Më pas Klodi është bërë drejtor artistik i një klubi shumë të famshëm në Milano që quhet QI, vend ky që u bë edhe pika e takimit të tij me miq të vjetër dhe të rinj.
Hyrja në Mediaset
Duket e pabesueshme por edhe botën e televizionit Klodi arriti ta prekë dhe jo në një program dosido por pikërisht tek “Amici”, një program i talenteve të reja që drejtohet nga Maria De Filipi. Ne e dimë që kjo figurë e rëndësishme e televizionit italian ka përkrahur shumë shqiptarë për të bërë karrierë në televizion. Mjafton të kujtojmë Kledi Kadiun, Ambeta Toromanin, Ilir Shaqirin, Oni Pustinën etj. Por ia ka dalë edhe Klodi duke marrë postin personal, designer për balerinët që marrin pjesë në këtë program. Pra autorët e programit ia besuan pikërisht Klodit look-un e balerinëve të spektaklit duke besuar në talentitn e tij.
Në “Big Brother” për të provuar një emocion të ri
Ata që e njohin tregojnë se Klodi ka hyrë aty jo për të fituar 100 mijë euro, por thjesht për të provuar një eksperiencë unike. Por ka edhe një arsye tjetër. Miqtë tregojnë se Klodit i është shkrepur në kokë të merret me televizion në Shqipëri dhe mbase ky mund të jetë një rast i mirë për ta bërë realitet këtë trill të tij.
Miqësia speciale me Zhuljetën e “Big Brother”
Këto foto janë realizuar nga paparaci ynë vetëm një javë para se Klodian çela të futej në “Big Brother” , natyrisht teksa ishte në gjurmim të vajzave të njohura, pa e ditur se djalit që ato kishin në krah, do t’i duhej vetëm një javë për tu njohur më pas nga të gjithë shqiptarët. Ai gjendej në club “Vogue” natën e iangurimit mes figurave publike. Thuhej se ai ishte atje pasi shoqëronte Zhuljetën, ish pjesmarrëse në “Big Brother 2”. Sipas informacioneve tona njohja dhe miqësia e Klodit me Xhulin është e vjetër pasi kjo e fundit kishte dajën komshi me Klodin në Lezhë dhe kishte zënë miqësi me motrat e Klodit por edhe me të. Janë ritakuar mbas disa vitesh, kur Klodi erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në “Big Brother” dhe kanë kaluar shumë kohë në shoqërinë e njëri tjetrit. Për Xhulin, Klodi është një shok i mirë, madje ajo e konsideron atë si vëlla.