E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat Ministria e Mbrojtjes mirepret terheqjen e PS

Ministria e Mbrojtjes reagon sërish ndaj sulmeve dhe akuzave të opozitës. Në njoftimin për shtyp thuhet se: Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami mirëpret korrigjimin që deputeti Ilir Gjoni i bëri sot Kryetarit të tij duke u tërhequr nga akuzat për trafik armësh në atë për tregti armësh, nëse kjo e fundit mund të konsiderohet akuzë. 
Gjithashtu përmes njoftimit sqarohet se dyshimet për të cilat foli sot deputeti socialist Gjoni do të marrin shpjegimet përkatëse në seancën dëgjimore të kërkuar nga Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare me Ministrin e Mbrojtjes, javën e ardhshme. 
“I bëjmë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste dhe ndihmësve të tij të kenë durimin dhe qetësinë për të dëgjuar me vëmendje shpjegimet që do të japë Ministri i Mbrojtjes. Njëkohësisht, ndjehemi të detyruar të sqarojmë për të disatën herë se mbikëqyrja parlamentare nuk përputhet me “kontrollet  punëtore” që rëndom organizoheshin një herë e një kohë. I kujtojmë zotit Gjoni në veçanti se “Revolucioni i Madh Kinez” ka mbaruar. Po ashtu, Kryetari i Partisë Socialiste është i lutur të ndikojë sipas mundësive në përmirësimin e fjalorit dhe etikës së komunikimit publik të vartësve të tjerë”- përfundon njoftimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›