E Diel, 1 Nëntor 2026

INCIDENTI / Rrëzohet Adriana Kalaja brenda qendrës së numërimit, transportohet me barrelë në spital (PAMJET)

Një incident është shënuar pak çaste më parë në qendrën e numërimit në Njësinë 5 në Tiranë, ku vëzhguesja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është rrëzuar.

Mësohet se Adriana Kalaja nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar te shkallët brenda qendrës ku po numërohen votat për këshilltarët bashkiakë.

Kalaja duket se ka pësuar dëmtime në këmbë, pasi e ka patur të pamundur të ngrihet dhe është dashur transporti i saj me ambulancë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, duke kryer transportin e Kalasë drejt spitalit.

Pamjet (News24):

Galeria fotografike (1/4)

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›