Inter rikthehet në finalen “Champions League” pas 13 vitesh
Interi është rikthyer në finalen e Champions League pas 13 vitesh mungesë. Zikaltërit mposhtën 1-0 Milanin edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, me një gol të sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 73-të.
Rezultati i përgjithshëm u vulos në shifrat 3-0 pas fitores së Interit në takimin e parë.
Ekipi i drejtuar nga Inzaghi pret në 10 qershor në Finalen e Stambollit, fituesin e çiftit Manchester City-Real Madrid, të cilët janë ndarë në “paqe” në takimin e parë me shifrat 1-1.
Kujtojmë se Interi ishte për herë të fundit në një finale të Champions League në vitin 2010, ku dhe ngriti për here të 3-të trofeun më prestigjoz për klube, pasi mposhti në finale gjermanët e Bayern Munich me rezultatin 2-0.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
